Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Puneve te Brendshme

Phone Number

038/ 200 19-548

Company Place

Prishtinë

Asistent administrativ në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Gjakovë dhe Viti, Asistent administrativ në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Ferizaj dhe Rahovec

Asistent administrativ në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Gjakovë dhe Viti, Asistent administrativ në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Ferizaj dhe Rahovec

Information

Publish Date

06.01.2017

End Date

11.01.2017

Categories

Administratë

Job Places

Ferizaj | Gjakovë | Rahovec | Viti

Job Description

Ministria e Punëve të Brendshme duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të
Republikës së Kosovës Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e
Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të punës

I. Titulli i vendit të punës: Asistent administrativ në Qendrën për Regjistrimin e
Automjeteve në Gjakovë dhe Viti
Agjencia e Regjistrimit Civil - Drejtorati për Regjistrimin e Automjeteve
Marrëdhënia e punës: Në bazë të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Kosovës dhe Akteve
tjera Normative të cilat rregullojnë punësimin në SHCRK
Koeficienti: 6
Numri i referencës së vendeve të punës: QRA-12/2016, QRA-4/2016
Përgjegjësi mbikëqyrëse: Jo
Raporton tek: Udhëheqësi i Qendres për Regjistrimin e Automjeteve
Orari i punës: I plotë
Qëllimi i punës dhe rezultatet: Ofrimi i shërbimeve sa me efikase ndaj qytetarëve në
lidhje me procedurat e regjistrimit të automjeteve dhe pajisjen e tyre me targa për
automjete.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Ndihmon stafin profesional dhe drejtues për zbatimin e objektivave në Qendrën e
Regjistrimit të Automjeteve në realizmin e shërbimeve ndaj qytetarëve në fushën e
regjistrimit të automjeteve;
2. Bënë vlerësimin e dokumenteve dhe plotësimin e formularëve elektronikë dhe
kompleton dokumentacionin përkatës për regjistrimin e Automjeteve dhe verifikimin
e saktësisë së të dhënave të regjistruara;
3. Bashkëpunon ngushtë dhe merr udhëzime nga udhëheqësi i Qendrës së Regjistrimit të
Automjeteve për zbatimin e procedurave ligjore;
4. Konsultohet dhe u jep udhëzime palëve në lidhje me procedurat e regjistrimit të
automjeteve;
5. Kujdeset për klasifikimin, ruajtjen e të dhënave të regjistrimit të automjeteve dhe
përgatitjen e raporteve;
6. Kryen detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen
në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga Udhëheqësi.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara (kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe
shkathtësitë tjera që kërkohen për këtë vend të punës):

  • Të ketë arsimin e mesëm dhe së paku tre (3) vjet përvojë pune në fushën përkatëse
    teknike ose administrative;
  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e
    detyrave të punës;
  • Shkathtësi në komunikim, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, për të
    udhëzuar dhe për të përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi të koordinimit dhe të mbikëqyrjes së punëve të personelit në nivelin
    administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi në përdorimin e programeve kompjuterike: Word, Excel.

II. Titulli i vendit të punës: Asistent administrativ në Qendrën për Pajisje me
Dokumente në Ferizaj dhe Rahovec
Agjencia e Regjistrimit Civil - Drejtorati për Pajisje me Dokumente
Marrëdhënia e punës: Në bazë të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Kosovës dhe Akteve
tjera Normative të cilat rregullojnë punësimin në SHCRK
Koeficienti: 6
Numri i referencës së vendeve të punës: QPD- 12/2016, QPD- 9/2016
Përgjegjësi mbikëqyrëse: Jo
Raporton tek: Udhëheqësi i Qendrës për Pajisje me Dokumente
Orari i punës: I plotë
Qëllimi i punës dhe rezultatet: Kryerja e shërbimeve për pajisjen e qytetareve me
letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Bënë kontrollimin dhe vlerësimin fillestar të dokumenteve, plotësimin e formularëve
elektronik dhe kompleton dokumentacionin përkatës për pajisjen e qytetarëve me
letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferë;
2. Ndihmon stafin profesional dhe drejtues për zbatimin e objektivave në Qendrën për
Pajisje me Dokumente në realizmin e shërbimeve ndaj qytetarëve për pajisje me
letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferë;
3. Konsultohet dhe u jep udhëzime palëve për procedurat e pajisjes me dokumente të
udhëtimit;
4. Bashkëpunon ngushtë dhe merr udhëzime nga udhëheqësi i Qendrës për Pajisje me
Dokumente për zbatimin e procedurave ligjore;
5. Sipas nevojës, në raste emergjente-mjekësore (shtëpi, spital), apo tek personat me
aftësi të kufizuara, zyrtari duhet të dalë edhe jashtë zyrës (objektit) për pajisjen e
kësaj kategorie të aplikantëve me letërnjoftim apo pasaportë;
6. Kryen detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të
kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga udhëheqësi.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara (kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe
shkathtësitë tjera që kërkohen për këtë vend të punës):

  • Arsimim i mesëm, trajnime përkatëse;
  • Së paku tri (3) vjet përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative;
  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen edetyrave të punës në fushën e regjistrimit civil dhe të pajisjes me dokumente;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë
    udhëzime dhe përcjellë aplikacione të programeve informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në (Word dhe Excel).

Mënyra e aplikimit:
Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MPB-së, ose të tërhiqen nga
web faqja e MPB-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit, në adresën www.mpb-rks.org
dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, ose nëpërmjet postës
elektronike (ahmet.sh.gashi@rks-gov.net) dhe postës, në adresën: Divizioni i Burimeve
Njerëzore, Rr. Luan Haradinaj p. n (afër stadiumit) Prishtinë, çdo ditë punë nga ora 8:00
-16:00.

Vazhdim i konkursit per kater pozita për shtatë (7) ditë deri me 11.01.2017.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me z. Ahmet Gashi, nr. tel. 038-200
19-548.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit
për kualifikim, dëshmi mbi përvojën e punës dhe dokumentacionet tjera të nevojshme
që kërkohen për vendin e punës.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me
intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor, nga personeli i Divizionit të
Burimeve Njerëzore.

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin
për shikim (konfirmim) të gjitha dokumentet origjinale. Kërkesat e dërguara pas datës
së fundit të mbylljes së shpalljes nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund
të refuzohen.

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë
shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë
mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.
“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë
dhe proporcional“.
Republika e Kosovës

Expired

Advertising
Advertising
Facebook