Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Phone Number

038 200 21524

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i Lartë Ligjor

Zyrtar i Lartë Ligjor

Information

Publish Date

28.12.2016

End Date

11.01.2017

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Ministria e Zhvillimit Ekonomik duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së
Kosovës L. Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin
Civil të Republikës së Kosovës bënë:

SHPALLJEN E REKRUTIMIT
Departamenti Ligjor
Vendi i punës: Zyrtar i Lartë Ligjor - LI/050 / JP00020088
Koeficienti : 8,00
Kohëzgjatja e Emërimit: Pa afat të caktuar
Periudha provuese: 12 (dymbëdhjetë) muaj
Mbikëqyrësi: udhëheqësi i divizionit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit

Detyrat dhe përgjegjësitë:  
Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e
detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse
kërkohet;
Harton akte normative si dhe aktet tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e institucionit në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.
Është përgjegjës për pajtueshmërisë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Republikën e Kosovës si dhe vlerëson dhe siguron
përputhshmërinë e legjislacionit të propozuar nga Ministria me legjislacionin e BE-së, me standardet dhe me praktikat ndërkombëtare;
Bën rishikimin ligjor dhe gjuhësor, siguron që përmbajtja ligjore dhe teknike të jetë e saktë dhe identike në të tri gjuhët zyrtare. Si dhe përcjellë dhe menaxhon procedurat e hartimit dhe
dorëzimit të projektligjeve në Qeveri;
Bën hulumtime dhe analiza të ndërlidhura me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e institucionit ;
Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë
pas kohe nga mbikëqyrësi

Kualifikimi i nevojshëm :
Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e akteve ligjore;
Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave
profesionale;
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
Diplomë universitare – Fakulteti Juridik, minimum 3 vite përvojë pune profesionale

Procedura e konkurrimit

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatë të jashtëm si dhe nëpunës civil ekzistues te cilët i plotësojnë kriteret e konkursit. Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në
recepcionin e ndërtesës së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (Sheshi Nëna Terezë, Toskanë, Prishtinë)
Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen http://mzhe.rks-gov.net . Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit,
dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm. Kërkesat dorëzohen në Zyrën e Arkivës, kati I-rë, ndërtesa e Ministrisë së Zhvillimit
Ekonomik ose me postë.

Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët
Ministria e Zhvillimit Ekonomik , ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha
komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin
Civil të Republikës së Kosovës. Kohëzgjatja e kontratës sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese.

Për shkak te numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Afati i konkurrimit është prej datës 28 /12/ 2016 deri me date 11 /01/ 2017, deri në orën 16:00.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 21524

Expired

Advertising
Advertising
Facebook