Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Phone Number

038 211 821

Company Place

Prishtinë

Zyrtar për Integrim Evropian 1 – IE/110, Asistente administrative

Zyrtar për Integrim Evropian 1 – IE/110, Asistente administrative

Information

Publish Date

06.01.2017

End Date

21.01.2017

Categories

Qeveri | Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural/Ministarstvo Poljoprivrede, Šumarstva i
Ruralnog Razvoja/Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development
Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme
Departament za Financije i Opste Sluzbe
Department of Finances and General Services
Bënë

SHPALLJEN E KONKURSIT

Për këtë vend pune:
I.
Titulli i pozitës: Zyrtar për Integrim Evropian 1 – IE/110
Ref: DIEKP-07/2016 RN00001488
Njësia Organizative: Departamenti Integrimeve Evropiane dhe Koordinim të Politikave
Vendi i punës: Prishtinë
Kategoria funksionale: Niveli profesional
Grada: 10

Qëllimi i vendit të punës: Brenda fushës specifike profesionale, kryen detyra profesionale në
fushën e integrimit evropian, përfshirë shërbime të hulumtimit dhe këshillëdhënës nën mbikëqyrje
të kufizuar nga stafi më i lartë.

Detyrat kryesore:

  • Ndihmon hartimin dhe miratimin e planit të punës dhe afatet kohore me drejtuesin dhe stafin profesional të nivelit më të lartë për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve
    përkatëse në fushën e integrimit evropian; 20%
  • Grumbullon dhe sistemon inputet për hartimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE) dhe dokumentet tjera planifikuese në procesin e integrimit evropian;15%
  • Ndërlidhet me zyrtarë të lartë në përgatitjen e raporteve dhe rekomandimeve rreth zhvillimit dhe avancimit të kornizave të politikave dhe asaj rregullative në përputhje me normat e BE-së; 15%
  • Mbledh informacione dhe konsultohet me Ministrinë përgjegjëse për Integrim Evropian për të siguruar zbatimin e politikave dhe udhëzimeve në përputhje me politikat
    kombëtare; 15%
  • Bashkëpunon me zyrën e personelit për ngritje të kapaciteteve të stafit rreth çështjeve të ndërlidhura me integrim evropian, etj.; 10%
  • Ndihmon organizimin e takimeve të rregullta të procesit të Stabilizim Asocimit, takimet ndërministrore dhe takime me organizatat donatore dhe aktorët tjerë relevantë; 10%
  • Ndihmon monitorimin e zbatimit të PVPE-së, IPA-s dhe përgatit raporte për udhëheqësin e njësisë organizative lidhur me progresin e arritur; 10%
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 5%

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën profesionale dhe aspektet përkatëse të integrimit evropian dhe aktiviteteve përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Diplomë universitare, minimum 2 vite përvojë pune profesionale.

 

II.
Titulli i pozitës: Asistente administrative
Ref: DP-08/2016 RN00001487
Njësia Organizative: Departamenti i Pylltarisë
Vendi i punës: Prishtinë
Kategoria funksionale: Niveli teknik administrativ
Grada: 11

Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i përkrahjes administrative dhe teknike për stafin profesional dhe drejtues të një departamenti/drejtorie në fushat kryesore të punës.

Detyrat kryesore:

  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare,telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve, si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme; 2
  • Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet,memorandumet dhe e-malit për mbikëqyrësin; 20 %
  • Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj; 20%
  • Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit; 15%
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin, si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik; 15%
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret, të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 10%

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të njohur teknike ose administrative;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Arsimim i bachelor, trajnim përkatës dhe së paku katër (4) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.

Data e shpalljes së konkursit me: 06.01.2017
Data e mbylljes së konkursit me: 21.01.2017

Shërbimi Civil i Kosovës i shërben të gjithë popullit të Kosovës, dhe mirëpret aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve kosovare.
Aplikacionet e pakompletuara nuk do te meren parasysh. Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e përzgjedhur do të informohen.

Dokumentet duhet te jenë fotokopje përndryshe nuk kthehen.
Procedura e Aplikimit: Formularët për aplikim mund të mirren dhe dorëzohen në Divizionit e Personelit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ndërtesa e Ish Partive
Politike në Prishtinë, nr. 237 – 240 kati II zona C.

Advertising
Advertising
Facebook