Register
X









Log in
X

Company Name

KËSHILLI GJYQËSOR I KOSOVËS

Phone Number

Company Place

Prishtinë

KRYETAR TË GJYKATËS THEMELORE TË MITROVICËS

KRYETAR TË GJYKATËS THEMELORE TË MITROVICËS

Information

Publish Date

06.01.2017

End Date

20.01.2017

Categories

Qeveri

Job Places

Prishtinë

Job Description

KËSHILLI GJYQËSOR I KOSOVËS,(KGJK) bazuar në nenin 108 të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës, Ligjit (Nr. 03/L-223) për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ligjit Nr. 04/L-199 për ratifikimin
e marrëveshjes së parë ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve
mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dhe Rregullores nr.09/2016 për
Procedurat e Zgjedhjes, Emërimit, Vlerësimit, Pezullimit dhe Shkarkimit të Kryetarëve të Gjykatave
dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës (të ndryshuar me Rregulloren 14/2016 dhe 17/2016), shpall

KONKURS

PËR KRYETAR TË GJYKATËS THEMELORE TË MITROVICËS

KRITERET DHE KUALIFIKIMET PËR KANDIDATË

- Të drejtë aplikimi për kryetar të gjykatës kanë gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
- Kandidati për kryetar të gjykatës duhet të ketë tri (3)vite përvojë pune si gjyqtar.
- Kandidati për kryetar të gjykatës të mos ketë sanksion disiplinor me vendim të formës së
prerë, përjashtimisht nëse ndaj tij është shqiptuar masa e qortimit vetëm një herë.
- Kandidati për kryetar të gjykatës duhet të
o njoh punën e administratës gjyqësore;
o ketë reputacionin të cilin kandidati gëzon nga ana e kolegëve gjyqtarë;
o ketë komunikimin korrekt me palë dhe kolegë brenda gjykatës;
o jetë i gatshëm për bashkëpunim me organizata dhe institucione tjera;
o të jetë kreativ në punë, duke lehtësuar kështu punën e gjykatës.

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të merr në konsideratë trajnimet apo përvojën menaxheriale
të kandidatit për kryetar të gjykatës.

FORMULARI I APLIKACIONIT
Kandidatët për kryetar të Gjykatës aplikacionin mund ta shkarkojnë në Ueb faqen e KGJK-së.
www.gjyqesori-rks.org  .

Shkarko Aplikacionin   

KONCEPT DOKUMENTI  

Bashkë me aplikacionin për kryetarë të gjykatës kandidatët paraqesin:

  • Koncept dokumentin lidhur me vizionin e kandidatit për mënyrën e menaxhimit të gjykatës
    si dhe ngritje së efikasitetit në bazë të resurseve ekzistuese,:

i. Për implementimin e rregulloreve, vendimeve, strategjive dhe planeve të veprimit,
të aprovuara nga ana e KGJK-së;
ii. Për menaxhimin e gjykatës të saj;
iii. Planin për administrimin efikas dhe efektiv të drejtësisë në gjykatë ;
iv. Për veprimtarinë financiare, buxhetore dhe prokurimin;
v. Për personelin e gjykatës;
vi. Për identifikimin dhe adresimin e problemeve si dhe propozimin për zgjidhjen e
tyre.

Aplikacionin bashkë me dokumentet e tjera të kërkuara dorëzohen në Sekretarin e KGjK-së ose në Misionin e EULEX-it, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas shpalljes së pozitës së lirë.

PËR MË SHUMË INFORMACIONE, JU LUTEM REFEROJUNI RREGULLORES 09/2016 PËR
PROCEDURAT E ZGJEDHJES, EMËRIMIT, VLERËSIMIT, PEZULLIMIT DHE SHKARKIMIT TË
KRYETARËVE TË GJYKATAVE DHE GJYQTARËVE MBIKËQYRËS, (TË NDRYSHUAR ME
RREGULLORET 14/2016 DHE 17/2016).

Expired

Advertising
Advertising
Facebook