Register
X









Log in
X

Company Name

RAILTRANS LLC

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Agjent i Shitjes, Operator i transportit rrugor te mallrave ne import/eksport

Agjent i Shitjes, Operator i transportit rrugor te mallrave ne import/eksport

Information

Publish Date

11.01.2017

End Date

24.01.2017

Categories

Shitje

Job Places

Prishtinë

Job Description

SHPALL KONKURS PER VENDE PUNE

Railtrans LLC eshte kompani vendore e cila merret me transport nderkombetar te mallrave/kontejnereve nga te gjitha vendet e botes per apo nga Kosova, duke perfshire transportin detar, rrugor, hekurudhor, ajror, transport parcial/grupazh si dhe ofron magazinimin e mallrave ne depo publike doganore per pale te treta. Per me teper mund njoftoheni ne uebfaqen tone: www.railtrans.biz

Ne vazhden e zhvillimi dhe rritjes se kompanise, Railtrans LLC hape konkurs per dy punetor te ri qe tiu bashkangjitet stafit te suksesshem te Railtrans-it per pozitat:

a)      Agjent i Shitjes

b)      Operator i transportit rrugor te mallrave ne import/eksport

Agjent i shitjes se sherbimeve te transportit do te jete pergjegjes per aktivitetet ditore  te kontaktit te klienteve potencial dhe ekzistues, ofrimin e sherbimeve te transportit te mallrave dhe informatave nga tregu.  Kjo pozite kerkon personin me aftesi te larta te komunikimit, shkathtesi menaxhuese te kohes, vetiniciator dhe me sjellje te mire ndaj klienteve dhe kolegeve.

Operator i transportit rrugor te mallrave ne import/eksport do te jete pergjegjes per aktivitetet ditore  per percjelljen dhe organizmin e transportit te mallrave dhe informatave per te siguruar arritjen e tyre me kohe deri te klientet.  Kjo pozite kerkon personin me aftesi te larta te komunikimit, shkathtesi menaxhuese te kohes, vetiniciator dhe me sjellje te mire ndaj klienteve dhe kolegeve.

Aplikantet duhet te kene fakultetin ekonomik (preferuar), pervoje pune ne transport rrugor, detar apo te ngjajshme, te ket njohuri bazike per tregun e transportit te mallrave, te njohe gjuhe angleze, serbe (e deshirueshme), te ket njohuri kompjuterike dhe te ket aftesi te perballimit te presionit te punes dhe terenit.

Pergjegjesit e punes jane keto:

- Komunikon me klient per rezervim te dergesave/mallrave te plot dhe parcial si dhe percjell porosine e transportit nga klinetet deri te departamentet e caktuara ne kompani,
- Bashkerendit dhe azhuron aktivitetet ditore me koleg nga departamente tjera te transportit,
- Monitoron dergesat ne nisje dhe arritje si dhe njofton klientet perkates,
- Bene kontrollimin e sherbimeve te kryera si dhe kujdeset per realizimin e pagesave,
- Sistemon te gjithe dokumentacionin dhe kontaktin perkates nga tregu/klientet,
- Negocion, azhuron dhe oferton tarifat e transportit,

Afati i aplikimit per pune eshte deri me daten 24.01.2017.

Te gjithe kandidatet e interesuar mund te dergojne CV-te e tyre ne email: info@railtrans.biz ose me post ne adresen:
RAILTRANS LLC Zyra Qendrore, 
Rr. Ish Fabrika e Amortizatoreve Terminali Doganor, Zyrja Nr.52, 10000 Prishtine, Kosove.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook