Register
X









Log in
X

Company Name

DBBS SH.P.K

Phone Number

+37745709509

Company Place

Prizren

Kontabilist/e

Kontabilist/e

Information

Publish Date

10.01.2017

End Date

25.01.2017

Contact Person

DBBS

Categories

Kontabilitet

Job Places

Prizren

Job Description

Data: 10.01.2017

DBBS SH.P.K. shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të lirë të punës,

  • Kontabilist/e

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Organizon, drejton dhe mbikqyr të gjitha funksionet e menaxhimit financiar brenda IAAP,
  • Organizon, mbikqyr dhe drejton funksionet e përgjithshme të Departamentit të Financave,
  • Bën listën e pagave,
  • Ndihmon në përgatitjen e planeve strategjike, buxheteve dhe parashikimeve financiare, si dhe kontrollon në përgjithësi sistemet e menaxhimit financiar,
  • Përgjigjet në kërkesat për raporte të ndryshme financiare, të kërkuara nga Drejtori Ekzekutiv dhe Juristi i IAAP,
  • Si dhe kryen punë dhe detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori Ekzekutiv. 

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Fakulteti Ekonomik (specializimi në fushën e financave/kontabilitetit është përparësi),
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të financave,
  • Të posedojë aftësi menaxheriale dhe udhëheqëse,
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për tu adaptuar me nevojat dhe kërkesat e kompanisë,
  • Të ketë kreativitet dhe iniciativa për të ofruar ide të reja në lidhje me procesin e punës brenda Departamentit Financiar,
  • Të ketë aftësi për formulimin e strategjive financiare, raporteve financiare, politikave të kontabilitetit dhe procedurave të kontrollit të kontabilitetit, në përputhje me qëllimet dhe objektivat e Institucionit, konform legjislacionit në fuqi,
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit në gjuhën shqipe,
  • Të ketë afëtsi të mira të përdorimit të pajisjeve kompjuterike, në aplikacionet e MS Office dhe bazave të të dhënave tjera financiare.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike ose tek zyret e DBBS-Kosovo:

  • CV-në, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore - universitare,
  • Letër Motivuese,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse,
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale.
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale.

Tё gjithё kandidatёt e interesuar mund tё dёrgojnё dokumentat nё adresёn elektronike info@dbbs-kosovo.com me titull: Aplikim per poziten

Konkursi mbetet i hapur deri më datë 25.01.2016

Vërejtje: Dokumentacioni i kompletuar për konkurrim nuk iu kthehet kandidatëve.

Advertising
Advertising
Facebook