Register
X









Log in
X

Company Name

ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

Phone Number

038 2535 ext: 155 dhe 120

Company Place

Prishtinë

Auditor Junior i TI-së

Auditor Junior i TI-së

Information

Publish Date

11.01.2017

End Date

26.01.2017

Categories

IT & Dizajn | Qeveri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në mbështetje të nenit 9.2 dhe 15.1 të Ligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe
Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, dhe nenit 8.2 të Ligjit Nr. 03/L-212 të
Punës, Zyra Kombëtare e Auditimit Ri-shpall:

KONKURS
për plotësimin e vendit të punës

Pozita: Auditor Junior i TI-së
Kodi: AJ/ZKA/01-10/16
Numri i pozitave: 1 (një)
Kohëzgjatja e emërimit: 6 muaj (me mundësi vazhdimi)

Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës:

Auditori Junior i TI-së do të ofroj përkrahje për ekipet e auditimit në identifikimin e sistemeve
informative aktualisht në shfrytëzim, duke analizuar qeverisjen, rrezikun dhe përshtatshmërinë e
tyre. Po ashtu, si detyra tjera do të jenë edhe kryerja e vlerësimeve profesionale në
implementimin, qeverisjen, operimin, mbrojtjen dhe monitorimin e sistemeve informative në
shfrytëzim. Auditori Junior i TI-së i raporton Drejtorit të Departamentit të Auditimit të
Performancës.

Auditori Junior i TI-së është përgjegjës për:

1. Kryerjen e monitorimit të sistemeve informative për te siguruar se janë duke u ndjekur
politikat dhe praktikat adekuate për TI;
2. Kryerjen e vlerësimit të rreziqeve për sistemet e monitoruara;
3. Kryerjen e intervistave me personat përgjegjës si dhe palët e interesit për të mundësuar
dhënien e vlerësimit si dhe verifikimin e te dhënave dhe dëshmive te pranuara;
4. Verifikimin dhe vlerësimin për operacionet e ndërlidhura me sistemet e informacionit;
5. Dokumentimin dhe raportimin për te gjeturat dhe dhënien e opinionit dhe
rekomandimeve;
6. Përcjelljen dhe aplikimin e planit të punës të caktuar nga Udhëheqësi i Ekipit, i cili
paraprakisht është i aprovuar nga Drejtori i Departamentit;
7. Të ofroj ndihmën si mentor/trajnues për anëtaret e tjerë te ekipit, ne mënyre që çdo
anëtari ti ofrojë ekspertizën e duhur lidhur me TI për fushën qe auditohet;
8. Raporton për punën e kryer në baza të përcaktuara kohore tek nivelet menaxhuese.

Kualifikimet minimale, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Përgatitje universitare në shkenca kompjuterike;
  • Certifikim nga fusha e TI-së, në veçanti ato si CISA, CISM, CISSP, ITIL do të kenë
    përparësi
  • Përvojë pune profesionale së paku 4 vite.
  • Të ketë njohuri rreth sistemeve te sigurisë profesionale të informacionit, menaxhimit të
    projekteve, me theks të veçantë të projekteve të TI-së, menaxhimin e shërbimeve,
    vlerësimin dhe menaxhimin e riskut dhe përshtatshmërisë, si dhe njohuri rreth
    standardeve dhe praktikave me të mira të punës në fushën e cila ndërlidhet me ketë
    pozitë.
  • Duhet të inkurajoj në zgjedhjen e problemeve dhe të nxis mjedis konstruktiv të punës dhe
    të jetë në gjendje për të kuptuar rreziqet që lidhen me teknologjitë aktuale dhe në
    zhvillim.
  • Njohuri të mirë për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Aftësi për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e ZKA-së dhe integritetin e tij;
  • Aftësi udhëheqëse, motivuese, komunikuese në menaxhim të performancës;
  • Të posedoj aftësi të mira ndër-personale, aftësi të mira komunikimi verbal dhe në të
    shkruar në gjuhët zyrtare dhe njohuri të mirë rreth gjuhës angleze;

Procedura e konkurrimit:

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin aplikacionin përkatës, të shoqëruar nga një biografi
personale (CV), nga një letër motivuese, si dhe dokumentacionin përkatës për përgatitjet
shkollore dhe për përvojën e kërkuar të punës. Forma e aplikacionit mund të merret në kopje
fizike në recepcionin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe mund të
shkarkohet nga faqja e internetit e Zyrës Kombëtare të Auditimit: http://www.zka-rks.org/

Aplikacioni, me të gjitha dokumentet, mund të dërgohet nëpërmjet e-mailit në adresën:
rekrutimi@oagks.org , nëpërmjet shërbimit postar, apo të dorëzohet në kopje fizike në zyrën e
Departamentit të Burimeve Njerëzore (DBNJ) të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Afati i dorëzimit të aplikacioneve është 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit, dhe përfundon
në ora 16.00 të datës 26.01.2017.

Shënim:

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit, nuk do të pranohen. Të gjitha kërkesat e pakompletuara
do të refuzohen. Për shkak të numrit eventual të madh të kërkesave të pranuara, do të
kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook