Register
X









Log in
X

Company Name

BUÇAJ sh.p.k.

Phone Number

+381 (0)38 606 300, +381 (0)38 606 400

Company Place

Prishtinë

MENAXHER I SHITJES (3)

MENAXHER I SHITJES (3)

Information

Publish Date

21.02.2017

End Date

21.03.2017

Categories

Menaxher | Shitje

Job Places

Prishtinë

Job Description

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:

MENAXHER I SHITJES – 3 pozita

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

- Menaxhon, organizon dhe siguron efikasitetin e tërë procesit të punës në fushën e programit të caktuar të shitjes;
- Përcakton kriteret për distribuim të mallit;
- Menaxhon stafin dhe përcakton planin e shitjes;
- Përcjellë balancën e domosdoshme mes dinamikës së furnizimeve- shitjes-stoqeve;
- Analizon prezencën e produkteve në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun);
- Si dhe detyra tjera sipas kërkesës.       

Kualifikimet e kërkuara:

- Të jetë i diplomuar në fakultetin ekonomik, drejtimi administrim biznesi, menaxhment apo në fusha tjera relevante;
- Të posedojë aftësi udhëheqëse dhe të jetë analist i mirë;
- Fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndërrimet eventuale në treg;
- Të jetë energjik, të ketë iniciativë dhe kreativitet duke ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës;
- Të posedoj aftësi të mira interpersonale;
- E domosdoshme njohja eGjuhës Angleze, si në të shkruar ashtu edhe në të folur. Njohja e gjuhës serbo-kroate është përparësi;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet e MS Office. 

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në:hr@bucaj-ks.com, Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 21 Shkurt 2017 deri më 21 Mars 2017.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook