Register
X









Log in
X

Company Name

KIMERK

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Drejtor/eshë

Drejtor/eshë

Information

Publish Date

14.03.2017

End Date

25.03.2017

Contact Person

Categories

Administratë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Shpallje për punë:
Pozita: Drejtor/eshë

KIMERK kërkon një personalitet të hapur, komunikativ dhe me përvojë punë lokale dhe ndërkombëtare.

KLASTERI I INDUSTRISË SË METALEVE DHE ENERGJISË SË RIPËRTËRITSHME TË KOSOVËS (KIMERK)

U themelua me 28 shkurt 2017, dhe është mekanizëm që do të fuqizojë
bizneset në zhvillim dhe avancimin e produkteve dhe shërbimeve në sektorit e Metaleve dhe Energjisë së Ripërtëritshme, përmes bashkëpunimit akademik me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Ministrinë e Industrisë dhe Tregëtisë, përmes nxitjes së inovacionit, hulumtimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të shkathtësive dhe krijimin e urave me investitorët.

Profili juaj:
• Studime universitare të përfunduara me sukses
• Të ketë njohuri për ambientin e biznesit në Kosovë
• Të ketë njohuri për politikat ekonomike dhe legjislacionin ekonomik
• Të ketë përvojë në aplikime për grante
• Aftësi të mira në të shkruar
• Aftësi në udhëheqje dhe përvojë me staf
• Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe, gjermane dhe angleze në të folur
dhe të shkruar
• Përvojë pune në një pozitë drejtuese se paku 3 vjet (e preferuar 5 vjet)
• Aftësi për të punuar në grup, nën presion dhe në mënyrë të pavarur
• Përvoja e punës jashtë vendit është e preferuar
• Përvojë në përdorimin e MS-office dhe programeve tjera qe aplikohen në
punët admnistrative

Detyrat e juaja:
• Raportimi i rregullt tek anëtarët dhe Bordi i KIMERK
• Menaxhimi financiar, sigurimi i financimit nga palë të treta
• Menaxhimi i Personelit dhe Administratës
• Konceptimi, organizimi dhe implementimi i eventeve dhe B2B takimeve
• Përgatitja e dokumentacionit për anëtarë (dokumenteve teknike, publikime, prezantime, studime, shkresa manual, etj.)
• Zhvillimi i organizatës dhe stafit, përgatitje dhe zbatim të takimeve të grupeve punuese dhe të bordit
• Kujdesi ndaj anëtarëve aktual dhe anëtaresimi i anëtarëve të rinjë
• Perkrahje/Këshillim për kompanitë e ndryshme për hyrje në treg
• Mbledhje të informacioneve për tregun dhe industrinë
• Ndërtimi dhe mirëmbajta e marrëdhënieve të ngushta me shoqatat tjera.

Ju lusim të na e dërgoni aplikimin tuaj të kompletuar në gjuhen shqipe apo angleze me: (CV, certifikata, diploma, letra rekomandimi dhe certifikatë policore që nuk jeni nën hetime) në e-mail adresën: kimerkcluster@gmail.com

Afati i fundit për aplikim është: 25.03.2017

Expired

Advertising
Advertising
Facebook