Register
X









Log in
X

Company Name

Swiss Diamond Hotel, Prishtina

Phone Number

038/220-000 lokali 897

Company Place

Prishtinë

Masazhist/e (3)

Masazhist/e (3)

Information

Publish Date

16.03.2017

End Date

26.03.2017

Categories

Masazhë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të dispozitave të Ligjit të Punës Nr. 03/L-22 dhe të Statutit të “Swiss Diamond Hotel”, Qendra për Wellness dhe SPA e "Swiss Diamond Hotel",shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të punës:

  • Masazhist/e   (3 pozita)

Kualifikimet arsimore, aftësitë dhe përvoja e punës:

  1. Arsimi i lartë profesional / masazhist i certifikuar / fizioterapeut.
  2. Trajnimet / Certifikimet
  • Certifikatë për kryerjen e trajnimeve profesionale në mesazh.
  1. Përvoja e punës
  • Mbi 3 vite përvojë të punës si masazhist/e në fushën e Wellness-it dhe të SPA-s.
  1. Gjuhët e huaja
  • Njohuri bazike të komunikimit të gjuhës angleze (komunikim me palët).
  1. Njohuri profesionale. 
  • Shkathtësi të mira profesionale në fushën Wellness & SPA.
  • Shkathtësi për paraqitje të këndshme, të kulturuar dhe i gatshëm për të ndihmuar.
  1. Komunikimi
  • Aftësi të metodave të komunikimit me njerëz të kulturave të ndryshme.

Detyrat e punës:

Përgjegjës që përmes teknikave të specializuara të masazhës, të ndihmojë në relaksimin dhe manipulimin e trupit të klientëve; përgjegjës për këshillimin dhe udhëzimin e mysafirëve të hotelit në përzgjedhjen e tretmanëve të masazhës, duke iu rekomanduar trajtime korrigjuese apo reduktimin e ushtrimeve të caktuara;përgjegjës për përpilimin e planit individual të masazhimit të klientëve dhe caktimin e terminëve;  përkujdeset që gjatë masazhës ti ndihmoj klientët në pushimin e trupit të tyre dhe largimin e dhimbjeve, lehtësimin e stresit dhe sëmundjeve fizike; përkujdeset që gjatë masazhës të studioj historinë fizike të klientit, me qëllim që të përgatisë dhe të aplikojë vajra adekuate të lëkurës, të shpërndajë mbi pjesën e trupit të klientit që është duke u trajtuar, me presion të fortë, të ngadaltë dhe të qetë.

Aplikacionet për aplikim mund të shkarkohen nga ueb faqja e "Swiss Diamond Hotel", Prishtina www.sdhprishtina.com/career, ku janë të dhëna kushtet dhe përshkrimi i detyrave të punës.

Pas shkarkimit dhe plotësimit të aplikacionit të punësimit, të njëjtin duhet ta dërgoni në E-mail hr@sdhprishtina.com, së bashku CV-ën, referenca si dhe me dokumentacionin përcjellës, apo mund ta sjellni edhe personalisht në Administratën e Hotelit. Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga data e publikimit.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook