Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Anëtarë në Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (2)

Anëtarë në Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (2)

Information

Publish Date

20.03.2017

End Date

28.03.2017

Categories

Qeveri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në mbështetje të nenit 5 paragrafi 2 të Ligjit Nr. 05/L-084, për Rregullatorin e Energjisë, të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës Nr. 25/ 14 Korrik 2016, për emërim të kandidatëve për anëtar të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ministria e Zhvillimit Ekonomik shpallë:

KONKURS
Për (2) Anëtarë në Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji

DETYRAT KRYESORE TË BODRIT TË RREGULLATORIT:
Përveç përgjegjësive të përcaktuara me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, Bordi i Rregullatorit:
- miraton politikat rregullative dhe operacionale Rregullatorit;
- organizon dhe mbikëqyrë punën e Rregullatorit;
- mbikëqyrë zbatimin e buxhetit dhe menaxhimin financiar të Rregullatorit dhe miraton raportet dhe deklaratat financiare të saj;
- organizon procedurat e rekrutimit dhe mbikëqyrë punën e personelit të punësuar nga Rregullatori;
- miraton nivelet e kompensimit dhe kushtet tjera të punësimit, për të punësuarit e Rregullatorit;
- harton dhe miraton Kodin e Etikës Profesionale për anëtarët dhe personelin e Rregullatorit;
- harton dhe miraton akte nënligjore që janë të nevojshme për zbatimin e këtij ligji.

KUALIFIKIMI DHE PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE
- Kandidatët për t’u zgjedhur anëtar i Bordit të Rregullatorit për Energji, duhet të ketë Diplomë Universitare – Master ose ekuivalente në fushën e teknikut - inxhinieri
elektrike, drejtësisë ose ekonomisë, nga një institucion i akredituar i arsimit të lartë.
- Kandidati duhet t’i ketë së paku dhjetë (10) vjet përvojë pune në sektorin e energjisë, sipas dispozitave të Ligjit Nr. 05/L-084 për Rregullatorin e Energjisë.
- Anëtari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
- Përparësi do te ju kenë kandidatet te cilët:
- Kane përvojë pune nga fushat qe ndërlidhen me detyrat kryesore te Bordit te Rregullatorit ( disa nga to)
- Njohja e gjuhës angleze në të folur, të shkruar dhe lexim është përparësi.

KUSHTET
Kandidatët që konkurrojnë për anëtar të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të mos ketë dosje të hapur të hetimeve apo dosje të mëhershme të dënimit për vepër penale apo të aktiviteteve që mund të vënë në dyshim sinqeritetin, integritetin apo
kompetencën e tij.;
-
 Anëtarit të Bordit gjatë mandatit të tij në këtë pozitë nuk i lejohet:
- të jetë zyrtar qeveritar;
- të jetë pjesë e strukturave të një partie politike;
- të jetë vetë, ta ketë bashkëshortin/en apo ndonjë të afërm të familjes së ngushtë në cilësinë e aksionarit, partnerit, pronarit ose menaxherit në një ndërmarrje të energjisë
që i nënshtrohet këtij Ligji, apo në një ndërmarrje vartëse apo në një filial të një ndërmarrjeje të energjisë;
- të kryejë çfarëdo pune për ndonjë ndërmarrje të energjisë që i nënshtrohet këtij Ligji, apo për ndonjë ndërmarrje vartëse, apo për ndonjë filial të një ndërmarrjeje të
energjisë;
- të mbajë një pozitë tjetër në kuadër të Rregullatorit;
- të kryejë një aktivitet tjetër që mund të rezultojë në konflikt interesi sipas Kodit të Etikës Profesionale të hartuar dhe të miratuar nga Rregullatori, apo sipas ligjeve përkatëse.

AFTËSITË PERSONALE TË KËRKUARA:
- Udhëheqje
- Pune ekipore
- Bashkëpunim efektiv me palët e interesit;
- Të menduarit strategjik
- I/e orientuar ndaj rezultateve
- Vendim-marrja
- Aftësi ndikuese
- Koherencë të qartë, komunikim konciz
- Integritet
- Vetëdije
- Të menduarit kreativ

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT:
Kandidatët për anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë duhet të dorëzojnë këto
dokumente (Dështimi për ta bërë këtë do të rezultojë në refuzimin e aplikacionit):
- Kërkesa për punësim - mund ta gjeni në Web faqen http://mzhe.rks-gov.net.
- Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit)
- Listën Kontrolluese të plotësuar dhe nënshkruar duke deklaruar cilat prej kritereve themelore dhe të dëshirueshme aplikanti i plotëson. Kjo listë mund të shkarkohet duke përdorur linkun http://mzhe.rks-gov.net.
- CV-në e cila ofron shembuj të arritjeve në punë
- Letër motivimin duke ofruar një shpjegim të qartë se si përvoja dhe aftësitë e juaja (aplikantit) përputhen me kërkesat detyrës.
- Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës)
- Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime
- Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).
Aplikuesi duhet të plotësoj personalisht deklaratën nën betim me rastin e aplikimit, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të
përshtatshmërisë profesionale. Deklarata nën betim mund të shkarkohet në website të MZHE. Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim
material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e menjëhershëm.

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur (të shkruhet emri dhe mbiemri si dhe titulli i pozitës në të cilën aplikon kandidati) dhe të dorëzohen në MZHE, zyra nr. 102
(Arkiva) , Adresa Rruga “Nena Tereze”Nr.36 Prishtinë.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet. Origjinalet mund të kërkohen gjatë intervistës.
Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes Nr. kontaktues 038/ 200 21524.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Afati i konkursit është i hapur deri më datën 28 Mars 2017.

Advertising
Advertising
Facebook