Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Punëve të Jashtme

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Vende te lira Pune (8)

Vende te lira Pune (8)

Information

Publish Date

20.03.2017

End Date

03.04.2017

Categories

Qeveri | Administratë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Punëve të Jashtme, shpall:

KONKURS

Një (1) Zyrtar i/e Lartë për Misionet dhe Politikat e Zgjerimit të NATO-së
Departamenti / Zyra: Departamenti për NATO dhe Politikat e Sigurisë
Nr. i referencës: MPJ- DNPS 01/04
Koeficienti: 8

Detyrat Kryesore:
-Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet, në koordinimin me mbikëqyrësin, për zbatimin e projekteve, shërbimeve dhe produkteve në ecurinë dhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet dhe mekanizmat koordinues me NATO;
-Kryen detyrat e parapara me planin e punës të miratuar në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
-Bën hulumtime dhe analiza, vlerësime të opinioneve dhe rekomandime për shqyrtim nga nivelet e larta, që do të shërbenin për qëndrimin e Republikës së Kosovës, karshi zhvillimeve që lidhen me angazhimet dhe politikat e NATO-së;
-Udhëheqë grupe punuese në fushën e sigurisë dhe krijon kontakte me MFSK-në dhe misionin e  NATO-së  në  Kosovë;
-Ofron këshilla për stafin e nivelit më të ulët brenda departamentit për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
-Ofron Këshilla në fushën në fushën e ekspertizës mbi raportet me NATO-në si dhe procedurat që duhet ndjekur në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO;
-Koordinon punën me pjesët e tjera të departamentit dhe të ministrisë së punëve të jashtme dhe komunikon sipas nevojës, me autoritetet e tjera të fushës së caktuar; Si dhe ndjekë zhvillimet në politikat e zgjerimit të NATO-së, në Evropë dhe rajon;
-Kryen çdo detyrë tjetër të lidhur me vendin e punës, në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen.

Shkathtësitë e kërkuara
-Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale, specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
-Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
-Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
-Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
-Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve ( Word, Excel, Power Point, Access);
-Njohja e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze e obligueshme.

Kualifikimet dhe përvoja e punës:
-Diplomë universitare.
-Minimum tre (3) vite përvojë pune profesionale.

Një (1) Zyrtar i/e Lartë i Seksionit të Afrikës
Departamenti / Zyra:  Departamenti për Marrëdhënie Dypalëshe
Nr. i referencës: MPJ- DMD 01/04
Koeficienti: 8

Detyrat Kryesore
-Siguron komunikimin dhe mbarëvajtjen e marrëdhënieve dypalëshe me shtetet e kontinenteve të Afrikës;
-Evidenton dhe monitorin politiken e MPJ-së ndaj vendeve të kontinentit të Afrikës, krijon arkivin e marrëdhënieve dypalëshe, ndjek qëndrimet politike të këtyre vendeve, dhe rekomandon e informon eproret dhe vendimmarrësit duke bërë propozime përkatëse;
-Përgatit materiale përkatëse, memo informuese, veprim analiza dhe raporte të veçanta për drejtorin e departamentit dhe drejtorin e përgjithshëm;
-Ndërlidhet me ministritë e punëve të jashtme të këtyre shteteve si dhe ambasadat e tyre në Kosovë dhe jashtë saj, dhe krijon raporte bashkëpunimi në interes të MPJ-së dhe qeverisë;
-Mbështet përgatitjet e departamentit dhe të ministrisë për përfaqësimin e vendit në veprimtaritë jashtë vendit në kuadrin e marrëdhënieve me këto shtete;
-Krijon regjistrin dhe arkivin e marrëveshjeve me këto shtete dhe në bashkëpunim me ministritë ndjek zbatimin e tyre;
-Bashkëpunon me departamentet tjera të ministrisë dhe ministrive të tjera për përgatitjen e dosjeve si dhe marrëveshjeve që do të nënshkruhen;
-Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale, specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Shkathtësitë e kërkuara:
-Shkathtësi të shkëlqyeshme negocimi, shkathtësi ndër njerëzore dhe të zgjedhjes së çështjeve;
-Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
-Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
-Vendimmarrës efektiv, vet-iniciues dhe i gatshëm të marrë përgjegjësi;
-Të jetë në gjendje që të punoj nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë të integritetit
-Shkathtësi të dëshmuara dhe të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë;
-Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
-Njohja e gjuhës shqipe, dhe gjuhës frënge e obligueshme, ndërsa të tjerat të mirëseardhura.

Kualifikimet dhe përvoja e punës:
-Studime të larta, magjistrature në marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike, juridik.
-Minimum tre (3) vite përvojë pune profesionale;

Një (1) Zyrtar/e për Marrëdhënie Dypalëshe
Departamenti / Zyra: Departamenti për  Marrëdhënie Dypalëshe
Nr. i referencës: MPJ- DMD 01/05
Koeficienti: 7

Detyrat Kryesore:
-Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me menaxherin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e shërbimeve dhe produkteve përkatëse;
-Kryen detyra të specializuara sipas kërkesës në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet rregullore politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
-Kryen detyrat në fushën profesionale specifike me një shkalle të arsyeshme të pavarsisë me mbikëqyrje dhe udhëzime të kohë pas kohëshme;
-Bën hulumtime  dhe analiza,  sipas kërkesës dhe kontribuon në hartimin e rekomandimeve për shqyrtim nga nivelet më të larta;
-Merr pjese në grupe punuese në fushën profesionale specifike, kur kërkohet një gjë e tillë;
-Komunikon brenda institucionit dhe jashtë të tij për shkëmbim të informatave dhe zhvillimin e punës në fushat e interesit të përbashkët;
-Raporton rregullisht tek mbikëqyrësi rreth progresit në lidhje me planet  e punës të miratuara;
-Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike, të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohe pas kohe.

Shkathtësitë e kërkuara:
-Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet organizimit, të jetë në gjendje që të krijoj përparësi bashkëpunimi me stafin e departamentit;
-Njohuri të thella në marrëdhëniet ndërkombëtare, vendeve të lindjes së mesme, të fituara përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
-Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
-Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
-Shkathtësi hulumtuese analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
-Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
-Njohja e gjuhës shqipe dhe arabe e obligueshme, njohja e gjuhëve tjera përparësi.

Kualifikimet dhe përvoja e punës:
-Diplomë universitare, e preferushme PHD në gjuhën arabe.
-Minimum dy (2) vite përvojë pune profesionale.


Një (1) Zyrtar i Lartë për Këshillin e Evropës
Departamenti / Zyra: Departamenti për Organizata Ndërkombëtare
Nr. i referencës: MPJ- DON 01/05
Koeficienti: 8

Detyrat Kryesore:
-Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet, në koordinim me mbikëqyrësin, për zbatimin e projekteve, shërbimeve dhe produkteve përkatëse në fushën profesionale specifike;
-Kryen detyrat e parapara në planet e punës të miratuara në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
-Bën hulumtime, analiza, vlerësim të opsioneve dhe rekomandime për shqyrtim nga nivelet e larta, rreth detyrave ose projekteve të specializuara të miratuara;
-Udhëheqë grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë;
-Ofron këshilla për stafin më të ulët brenda njësisë organizative për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
-Ofron këshilla në fushën e ekspertizës të kërkuar brenda institucionit;
-Koordinon punën me pjesët tjera të institucionit dhe komunikon, sipas nevojës, me autoritetet e jashtme;
-Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe;

Shkathtësitë e kërkuara:
-Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
-Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
-Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
-Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
-Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
-Njohja e gjuhës shqipe dhe gjuhës frënge e obligueshme, njohja e gjuhëve tjera është përparësi;

Kualifikimet dhe përvoja e punës:
-Diplomë universitare.
-Minimum tre (3) vite përvojë pune profesionale.


Një (1) Zyrtar i Lartë për Hulumtime dhe Strategji
Departamenti / Zyra: Departamenti për Planifikim te Politikave
Nr. i referencës: MPJ- DPP 01/02
Koeficienti: 8

Detyrat Kryesore:
-Kryen hulumtime dhe ndihmon në hartimin e planeve strategjike për zbatimin e politikës së jashtme; kryen detyrat e parapara në planet e punës të miratuara në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
-Ndihmon në hartimin e analizave, qëndrimeve ose formave të tjera të deklaratave dhe pikëpamjeve të Ministrisë, bashkërendon ndërlidhjen me institucionet ndër-shtetërore, OJQ-të, botën akademike, qytetarët dhe akterët tjerë;
-Udhëheqë projekte ose çështje të posaçme të natyrës analitike të caktuara nga eprori; parashtron çështje/probleme të caktuara ndërkombëtare, që janë të rëndësishme për interesat e Republikës së Kosovës, dhe mbështetur në to, ofron mendimet dhe këshillat e nevojshme;
-Shërben si burim i analizave të politikës së jashtme, dhe trendëve globale; krijon dhe azhurnon  arkivin e dokumenteve strategjike, planifikuese dhe analitike;
-Ofron këshilla në fushën e ekspertizës të kërkuar brenda institucionit;
-Koordinon punën me pjesët e tjera të institucionit dhe komunikon sipas nevojës, me autoritetet e jashtme;
-Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale, të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe;

Shkathtësitë e kërkuara:
-Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikës së jashtme të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
-Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
-Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
-Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
-Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access)
-Njohja e gjuhës  shqipe dhe angleze e detyrueshme, gjuhët e tjera të mirëseardhura.

Kualifikimet dhe përvoja e punës:
-Diplomë universitare,
-Minimum tri ( 3) vite përvojë pune profesionale.


Një (1) Zyrtar i Lartë për Marrëdhënie Shumëpalëshe
Departamenti / Zyra: Departamenti për Çështje Rajonale
Nr. i referencës: MPJ-DMR 01/03
Koeficienti: 8

Detyrat Kryesore:
-Evidenton dhe krijon arkivin e komunikimit zyrtar dhe marrëveshjeve dypalëshe me shtetet e rajonit;
-Informonin për ecurinë e marrëdhënieve dhe  zbatimin e marrëveshjeve;
-Ndihmon në përgatitjen e materialeve të ndryshme (memorandum, marrëveshje, deklarata, strategji, plane veprimi) në fushën e bashkëpunimit rajonal;
-Përgatitë material që do shërbenin për qëndrimin e Kosovës, karshi vendeve të rajonit;
-Mbanë kontakte me ambasadat e këtyre shteteve;
-Të orientojë politikat dhe të hartojë strategjitë përkatëse me shtetet dhe të përcjell zhvillimet në këto shtete.

Shkathtësitë e kërkuara:
-Njohuri  të shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe, angleze, obligative, përparësi gjuhë të tjera;
-Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
-Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme, shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
-Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
-Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve( Word, Excel, Power Point, Access);

Kualifikimet dhe përvoja e punës:
-Diplomë universitare, studime juridike, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare;
-Tri (3) vite përvojë pune profesionale.


Një (1) Zyrtar i/e Lartë për Marrëdhënie Shumëpalëshe
Departamenti / Zyra: Departamenti për Çështje Rajonale
Nr. i referencës: MPJ-DMR 01/04
Koeficienti: 8

Detyrat Kryesore:
-Evidenton dhe krijon arkivin e komunikimit zyrtar dhe marrëveshjeve dypalëshe me shtetet e rajonit( Greqinë, Turqinë, Bullgarinë dhe Rumaninë) ;
-Informon për ecurinë e marrëdhënieve dhe  zbatimin e marrëveshjeve;
-Ndihmon në përgatitjen e materialeve të ndryshme (memorandum, marrëveshje, deklarata, strategji, plane veprimi) në fushën e bashkëpunimit rajonal;
-Përgatit material që do shërbenin për qëndrimin e Kosovës, karshi vendeve të rajonit( Greqinë, Turqinë, Bullgarinë dhe Rumaninë) ;
-Mbanë kontakte me ambasadat e këtyre shteteve
-Të orientoje politikat dhe të hartojë strategjike përkatëse me shtetet dhe të përcjellë zhvillimet në këto shtete;

Shkathtësitë e kërkuara:
-Gjuha shqipe, angleze, obligative, përparësi gjuhë të tjera;
-Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse
-Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme, shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit
-Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
-Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve( Word, Excel, Power Point, Access)

Kualifikimet dhe përvoja e punës:
-Diplomë universitare, studime juridike, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, apo në shkenca shoqërore/politike;
-Tri (3) vite përvojë pune profesionale.

Një (1) Asistent/e Administrativ/e
Departamenti / Zyra: Akademia Diplomatike
Nr. i referencës: MPJ-AD 01/04
Koeficienti: 6

Detyrat Kryesore:
-Menaxhon ditarin dhe orarin e punës së Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike
-Është përgjegjës për drejtimin e përditshëm administrativ dhe operativ të zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike.
-Përgatit dhe i përcjell notat verbale dhe dokumentet e tjera të korrespondencës  diplomatike, sipas kërkesës së mbikëqyrësit dhe nevojave të Akademisë Diplomatike
-Përgatit dhe i përcjell kërkesat, planet dhe raportet që kanë të bëjnë me çështje financiare, të prokurimit, logjistike dhe të ngjashme
-Merr shënime dhe përgatit procesverbale/raporte nga takimet/aktivitetet ku kërkohet të marrë pjesë.
-Është përgjegjës për organizimin dhe mirëmbajtjen e Arkivit të Akademisë Diplomatike
-Sipas kërkesës, përkthen (dokumente apo në mënyrë simultante) nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas
-Kryen punë të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike dhe sipas nevojave në Akademinë Diplomatike

Shkathtësitë e kërkuara
-Njohje/shkathtësi të aplikacioneve/programeve kompjuterike Word, Excel, Power Point, Access;
-Njohuri të shkëlqyer të gjuhës shqipe, angleze - e domosdoshme, dhe njohuri të gjuhëve të tjera - të mirëseardhura;
-Shkathtësi të mira të komunikimit me shkrim dhe me gojë, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata të ndërlikuara, dhënë udhëzime, dhe përcjellë informata tek të tjerët edhe kur punohet në ambiente nën presion dhe kushte të jashtëzakonshme;
-Aftësi në menaxhimin e zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike;
-Shkathtësi të vet-organizimit dhe aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
-Fleksibilitet në kryerjen e detyrave edhe jashtë përshkrimit të detyrave dhe përgjegjësive

Kualifikimet dhe përvoja e punës:
-Arsimim Bachelor,
-Dy (2) vite përvojë pune profesionale.
-Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve
-Kohëzgjatja e emërimit është pa afat - të përhershme (e karrierës) si dhe kohëzgjatja e periudhës provuese është 12 muaj për  pozitën e shpallur me këtë konkurs;

Formularët zyrtar për aplikim merren në Zyrën për Burime Njerëzore të MPJ-së, zyra nr. 04/A  ,ish- ndërtesa e Eulexit (rruga Luan Haradinaj p.n.) gjithashtu mund të tërhiqen edhe nga Ueb-Faqja e internetit të MPJ-së.
Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat dhe vërtetimin nga Gjykata që personi nuk është nën hetime etj, mund të dorëzohen:
-Drejtpërdrejtë në Zyrën për Burime Njerëzore të MPJ-së, dhe
-Përmes postës.

Aplikacioni i dorëzuar pas afatit, i pakompletuar dhe i plotësuar gabueshëm, do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nuk do të merret në konsiderim.
Kandidatët duhet të dorëzojnë aplikacione me të dhëna të sakta. Në rast të mosplotësimit të këtyre kërkesave ose ofrimit të informatave jo të sakta, aplikacioni refuzohet. Gjithashtu përdorimi i formularëve jozyrtar rezulton në refuzimin e menjëhershëm të aplikimit.
Aplikacionet e pranuara pas afatit të caktuar, konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar(postuar) para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve.

Kohëzgjatja e emërimit-punësimit bëhet në përputhje me LSHCK, në të cilën është e përfshirë periudha e punës provuese prej një (1) viti.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër/ngushtë do të kontaktohen.
Konkursi mbetet i hapur deri më 03.04.2017, në ora 16.00.
Për informata shtesë mundë të kontaktoni Zyrën e Personelit të MPJ-së, në telefonin: 038 213 998 dhe 038 212 366.
Konkursi dhe kërkesa për punësim janë të publikuara edhe në Ueb-Faqen  e Ministrisë: mfa-ks.net

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë.

Advertising
Advertising
Facebook