Register
X









Log in
X

Company Name

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Phone Number

.

Company Place

Prishtinë

Zyrtar Administrativ

Zyrtar Administrativ

Information

Publish Date

20.03.2017

End Date

31.03.2017

Categories

Administratë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale shpall të lira këtë vend të punës:

1 (një) Zyrtar Administrativ
REFERENCA Kodi: ASHMDHP-ZDP-003
Emri Pozitës: Zyrtar Administrativ
Pozita: Pozitë e karrierës
Niveli: Profesional 1
Kodi punës: AD/450
Grada punës: 10
Numri i Pozitave: Një ( 1 ) pozitë
Koeficienti: Gjashtë ( 6 )
Akti i emërimit: Pa Afat
Puna Provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Siguron mbështetje të përgjithshme administrative, përfshirë postën zyrtare, telefonatat, plotësimin e raporteve të shpenzimeve, raportit të përgjithshëm javor, mujor dhe vjetor,
si dhe hartimi i dokumenteve të ndryshme, përfshirë procesverbalet e mbledhjeve;
2. Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespodencën, raportet, memorandumet dhe email-at për mbikëqyrësin;
3. Pranon dhe shpërndanë korrespodencën për mbikëqyrësin dhe kujdest për mbarëvajtjen e saj;
4. Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dosjeve të Zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm;
5. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi Në çdo fund viti dhe sipas
nevojës i regjistron gjitha informatat mbi pasurinë në Regjistrin e Pasurisë pasi që pasurit të jenë klasifikuar dhe të jenë kryer vlerësimet nga ana e Komisionit për regjistrimin e
pasurive dhe komisionit për vlerësim;
6. Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për zyren e drejtorit të përgjithshëm si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ.

Kualifikimet e nevojshme:
- Kandidati duhet të ketë të kryer shkollimin e lartë (fakultetin).
- Kandidati duhet të ketë së paku dy vite përvojë pune profesionale në Administratë.

Kërkohet njohuri e punës me kompjuter Word,Excel, Baza e të dhënave, përpunimin e teksteve, llogaritjet tabelore, dhe interneti.
- Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë nën presion, të ketë etikë të lartë pune.
- Është e nevojshme njohuria e rrjedhshme e shqipes dhe anglishtes ose e serbishtes.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:
Formulari për aplikim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e Ndërtesës së Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (rruga Luan Haradinaj nr.36) apo në
web-faqen e Agjencisë, www.amdp-rks.org

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat etj, mund të dorëzohen:

- Drejtpërdrejtë në Zyrën e Personelit të ASHMDHP-së dhe
- Përmes postës.

Aplikacioni i dorëzuar pas afatit, i pakompletuar dhe i plotësuar gabueshëm, do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nuk do të merret në konsiderim.
Kandidatët duhet të dorëzojnë aplikacione me të dhëna të sakta. Në rast të mosplotësimit të këtyre kërkesave ose ofrimit të informatave jo të sakta, aplikacioni refuzohet, gjithashtu
përdorimi i formularëve jozyrtar rezulton në refuzimin e menjëhershëm të aplikimit.
Aplikacionet e pranuara pas afatit të caktuar, konsiderohen të pranueshme nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar(postuar)
para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve.
Kohëzgjatja e emërimit-punësimit bëhet në përputhje me LSHCK, në të cilën është e përfshirë periudha e punës provuese prej një (1) viti.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër/ngushtë do të kontaktohen.

Konkursi mbetet i hapur deri më 31/03/ 2017, në ora 16.00.


Për informata shtesë mundë të kontaktoni Zyrën e Personelit të ASHMDHP-së, në telefonin: 038 200 62967
“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”
“Komunitetet jo-shumicë dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook