Register
X









Log in
X

Company Name

Al Trade Holding

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zyrtar për sigurinë në punë

Zyrtar për sigurinë në punë

Information

Publish Date

10.04.2017

End Date

21.04.2017

Contact Person

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Pozita: Zyrtar për sigurinë në punë
Kompania: Al Trade sh.p.k.
Raporton: Koordinatorit të projekteve
Lokacioni i punës: Zyre të Kompanisë dhe Punishte

Kushtet e ofruara:
* Pagë mbi mesataren e tregut
* Trajnime të ndryshme që janë në funksion të pozitës së punës

Përshkrimi i vendit të punës:
Detyrë primare e zyrtarit për siguri në punë është që të zhvillojë, mirëmbajë dhe të sigurohet që standardet e sigurisë në punë janë në pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
* Të zhvillojë strategjine, politikat dhe procedurat e sigurisë në punë sipas kërkesave te ligjeve ne fuqi dhe praktikave më të mira ndërkombetare
* Të mirembaj këto standard dhe të bëjë përditësimin e tyre sipas ndryshimeve te lëeeëgjislacionit prakrikave të sigurisë në punë
* Të sigurohet qe stafi i ka kuptuar drejt dhe të punësuarit janë në dijeni të këtyre kërkesave dhe standardeve të sigurisë ne punë
* Të sigurohet se kerkesat e sigurisë në punë po zbatohen
* Të vlerësoj dhe të mas rrezikun
* Te inspektoj punishtet
* Të hulumtoj dhe të ndërtoj statistika të incidenteve, aksidenteve dhe rasteve te sëmundjeve
* Të identifikoj fatkeqesit e mundshme
* Të identifikoj menyrat e reduktimit apo eliminimit te rrezikut ne punë
* Të shkruaj raporte dhe letra informuese
* Të bëjë prezantime/trajnime tek të punësuarit
* Të jetë në kontakt me rregullatoret shtetëror për qështje të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:
* Të ketë të mbaruar shkollim të lartë profesional për siguri dhe shëndet në punë
* Të këtë minimalisht tri vite përvojë pune (do të kenë përparësi kandidatet që kanë përvojë pune në kompani ndërtimore)
* Të njohe rrjedhshëm gjuhen angleze ne te folur dhe ne të shkruar (dëshmitë mbi ketë kërkohen)
* Të njoh punën me kompjuter, sidomos punën me Office
* Te ketë personalitet të qetë dhe komunkativ. Te ketë aftësi të mira analitike, të zgjidhjes së problemeve dhe aftësi të mira organizative.
* Të posedoj aftësi të mira të leximit dhe interpretimit të ligjeve, rregulloreve dhe standardeve që kanë të bëjnë më të punësuarit, sigurinë dhe shëndetin në punë.

Dokumentet e kërkuara:
CV në format Evropian
* Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
* Referencat e punës (minimalisht 2 referenca që dëshmojnë përvojën e kërkuar së bashku me kontaktet e personave referues)
* Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftesit dhe shkathtësitë e kërkuara

Vërejtje:
Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.

Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu

Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni.

Konkursi do jete i hapur nga data 10 Prill 2017 deri me 21 Prill 2017.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook