Register
X









Log in
X

Company Name

Gorenje Department Store

Phone Number

049 77 77 47

Company Place

Prishtinë

Menaxher i Financave dhe Kontabilitetit

Menaxher i Financave dhe Kontabilitetit

Information

Publish Date

14.04.2017

End Date

30.04.2017

Categories

Menaxher | Kontabilitet | Financa

Job Places

Prishtinë

Job Description

GNTC Gorenje Niti Tiki Company, hapë konkursin si në vijim:

Pozicioni: Menaxher i Financave dhe Kontabilitetit
Raporton tek: Drejtori Gjeneral

Përgjegjësitë kryesore

-Organizon, drejton dhe mbikëqyr të gjitha funksionet e menaxhimit financiar dhe kontabilitetit brenda ndërmarrjes

-Krijimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit duke krijuar Procedurat e nevojshme

-Menaxhimi i aspekteve tatimore të kompanisë dhe kordinimi i punëve me Administratën Tatimore të Kosovës, Auditorët etj.

-Organizon, mbikëqyr dhe drejton funksionet e përgjithshme të Departamentit të Financave

-Ndihmon në përgaditjen e planeve strategjike, buxheteve dhe parashikimeve financiare, si dhe kontrollon në përgjithësi sistemet e menaxhimit financiar

-Mbikëqyr, koordinon dhe këshillon punonjësit brenda Departamentit të Financave dhe Kontabilietit

-Përgjigjet në kërkesat për raporte të ndryshme financiare, të kërkuara nga bordi i ndërmarrjes,rregullatori si dhe palët e treta (Bankat, Auditorët etj)

-Si dhe kryen punë dhe detyra të tjera të përcaktuara nga bordi apo udhëheqësi i drejtpërdrejt.

Kualifikimet
-Fakulteti Ekonomik, Drejtimi Banka dhe Financa (specializimi në fushën e financave dhe kontabilietit është përparësi),

-Kualifikimi professional ne Kontabilitet (SCAAK ose ACCA)

-Së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të financave,

-Të posedojë aftësi menaxheriale dhe udhëheqëse,

-Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për tu adaptuar me nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjes,

-Të ketë kreativitet dhe iniciativa për të ofruar ide të reja në lidhje me procesin e punës brenda Departamentit Financiar,

-Të ketë aftësi për formulimin e strategjive financiare, raporteve financiare, politikave të kontabilitetit dhe procedurave të kontrollit të kontabilitetit, në përputhje me qëllimet dhe objektivat e ndërmarrjes, konform legjislacionit në fuqi,

-Të ketë aftësi të mira të komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze,

-Të ketë afëtsi të mira të përdorimit të pajisjeve kompjuterike, në aplikacionet e MS Office dhe bazave të të dhënave tjera financiare

Dokumentet për Aplikim
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

1.CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore - universitare,

2.Letër Motivuese,

3.Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse,

4.Çertifikatat e trajnimeve eventuale.

5.Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes emailit - postës elektronike, në: info@gntc-ks.com deri më 30 Prill 2017

Expired

Advertising
Advertising
Facebook