Register
X









Log in
X

Company Name

Komuna e Suharekës

Phone Number

Company Place

Suharekë

Doktor, Infermier-e medicinal-e në RTG

Doktor, Infermier-e medicinal-e në RTG

Information

Publish Date

18.04.2017

End Date

26.04.2017

Categories

Mjekësi

Job Places

Suharekë

Job Description

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale           

06-Nr- 703

Me datë:11.04.2017

Në bazë të nenit 8 alineja 1dhe 2 të ligjit të punës Nr – 03/L-212, Udhezimit Administrativ Nr.14/2011 dhe sipas Autorizimit të Kryetarit të Komunës 01- Nr – 111-14193 të datës 06.04.2017, Drejtori i Drejtorisë shpallë këtë:

 

                                          KONKURS

Për dy vende dhe atë:

I.1 Një Doktorr i Mjekësisë për kohë të caktuar dhe

I.2 Një infermier-e medicinal-e në RTG të QKMF-së Suharekë për kohë të pacaktuar

 

Përshkrimi i detyrave të punës për pikën  I.1 – Doktorr i Mjekësisë

         - Sigurimi i përkujdesjes së shëndetit të pacientit
         - Ekzaminimi i vizitave mjekësore primare
         - Përcaktimi i diagnozës primare
         - Ordinimi i terapisë adekuate
         - Rrespektimi i orarit dhe ardhja e rregullt në punë, dhe rrespektimi i etikës profesionale
         - Dhënia e udhëzimeve , këshillave mjekësore

 

Përshkrimi i detyrave të punës për pikën  I.2 – Infermier-e medicinal-e në RTG

         - Të siguron kujdes tekniko-fizike dhe përkrahje për pacientët
         - Regjistrimi i të dhënave në librin e protokollit dhe fletz. kompjuterike
         - Në lokalin e errët bënë përpunimin e filmave të të gjitha llojeve standarde
         - Të kryen të gjitha llojet e fotografimeve me RO sipas kërkesës së mjekut radiolog ose mjekëve tjerë familjar
         - Të pregatit pacientët për vizitë dhe ju ndihmon në rastin e hyrje-daljeve nga lokali
         - Të pregatit kontrastin, shpjegon pacientëve si ta vëjë pozitën përkatëse në aparatin e rentgenit
         - Të kujdeset për aparatin e Rentgenit
         - Rrespektimi i orarit dhe ardhja e rregullt në punë

Kandidatët në pikën I.1 “Doktorr i Mjekësisë” duhet të kenë të kryer Fakultetin e Mjekësisë dhe të sjellin dokumentacionin vijues:

         - Kopjen e diplomës së fakultetit të mjekësisë
         - Kopjen e licencën e punës
         - Çertifikatën lindjës (origjinalin)
         - Çertifikatën e gjendjës shëndetësore (origjinalin)
         - Dëshminë që nuk janë nën hetime (origjinalin)
         - Vërtetimin mbi përvojën 6 mujore të punës

Paga mujore bruto: 543.76

Kandidatët në pikën I.2 “Infermier-e Medicinal-e” në RTG të QKMF-së në Suharekë duhet të kenë të kryer shkollën e mesme të mjekësisë dhe të sjellin dokumentacionin vijues:

         - Kopjen e dëftesës mbi kryerjen e shkollës së mesme të mjekësisë, kopjen e licencës së punës, çertifikatën e lindjës, çertifikatën e gjendjës shëndetësore, dëshminë që nuk janë nën hetime
         - Njohuri, zotësi për punë në Rentgen-ndonjë trajnim për Rentgen (e dëshirueshme)
         - Vërtetimin mbi përvojën 6 mujore të punës

Paga mujore bruto: 408.98

Ligji i Punës i Republikës së Kosovës Ligji Nr.03/L-212 ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Aplikacionet e pa kompletuara sipas kushteve të konkursit si dhe ato qe arrin pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

Aplikacionet do të merren në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Suharekë në zyrën nr._____.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit dhe intervistës.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë pas publikimit në mjetet e informimit.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook