Register
X









Log in
X

Company Name

“PUNSOHU.EU”SH.P.K

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Njohës i Gjuhës Gjermane, Njohës i Gjuhës Frënge, Njohës i Gjuhës Angleze, Telefonuese (10), Përkthyes gjyqësor, Agjent i sigurimit shëndetësor, Agjent i prenotimit të Avio-Biletave, Agjent i rezervimit në hotel

Njohës i Gjuhës Gjermane, Njohës i Gjuhës Frënge, Njohës i Gjuhës Angleze, Telefonuese (10), Përkthyes gjyqësor, Agjent i sigurimit shëndetësor, Agjent i prenotimit të Avio-Biletave, Agjent i rezervimit në hotel

Information

Publish Date

16.05.2017

End Date

31.05.2017

Categories

Shitje | Përkthyes | Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Konkurs

Me rastin e hapjes së zyrës së re dhe me zgjerimin e aktiviteteve tona kërkojmë persona profesionalë që t’i bashkangjiten stafit tonë në Prishtinë.

Për momentin punësojmë:

  • Njohës të Gjuhës Gjermane, Frënge, dhe Angleze,
  • 10 Telefonuese
  • Përkthyes gjyqësor,
  • Agjentë të sigurimet shëndetësore,
  • Agjentë të Prenotimit të Avio-Biletave dhe
  • Agjentë për rezervimin e hotelit.

Njohës i Gjuhës Gjermane

Si pjesë e stafit tonë të përkthyesve të gjuhës Gjermane, detyrat tuaja do përfshijnë:

  • Performimi i përkthimeve Gjermanisht-Shqip dhe anasjelltas,
  • Përkthimi i dokumenteve,
  • Komunikimi në Gjuhën Gjermane me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, dhe
  • Performimi i aktiviteteve të tjera që e kërkon natyra e punës.

Kualifikimet e kandidatit duhet të jenë si në vijim:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në Gjuhën Gjermane në të folur dhe në të shkruar,
  • Përvojë paraprake në përkthimin e dokumenteve nga Gjuha Shqipe në atë Gjermane dhe anasjelltas, dhe
  • Preferohet të jeni i diplomuar në Gjuhën dhe Letërsinë Gjermane

Cilësitë personale:

  • Efikas,
  • Qëndrim pozitiv,
  • I orientuar në rezultate,
  • I përpiktë,
  • Komunikativ,
  • Fleksibil dhe
  • I orientuar në arritjen e qëllimeve.

Njohës i Gjuhës Frënge

Si përkthyes i Gjuhës Frënge detyrat tuaja do përfshijnë:

  • Përkthimi i dokumenteve, teskteve etj., fjalë për fjalë,
  • Përshtatja e përkthimeve të mëparshme në programet e reja dhe
  • Kryerja e detyrave të tjera përkthyese dhe administrative.

Kualifikimet e kandidatit:

  • Gjuha amtare të jetë Gjuha Shqipe,
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në Gjuhën Frënge në të folur dhe të shkruar;
  • Preferohet niveli universitar në Gjuhën Frënge,
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë efikase dhe
  • Përvoja paraprake është avantazh.

Njohës i Gjuhës Angleze

Detyrat tuaja si përkthyes të Gjuhës Angleze do të përfshijnë:

  • Leximin dhe përkthimin e teksteve dhe dokumenteve nga Gjuha Shqipe në atë Angleze dhe anasjelltas,
  • Përshtatja e kuptimit të përmbajtjes në mënyrë të qartë dhe adekuate, dhe
  • Komunikimi në Gjuhën Angleze në mënyrë kompetente

Kualifikimet tuaja:

  • Përvojë paraprake në këtë fushë,
  • Preferohet të keni të përfunduar Fakultetin e Gjuhës Angleze, dhe
  • Të jeni i aftë të punoni në mjedis dinamik pune.

10.Telefonuese

  • Të ketë përvojë si telefonuese
  • Të jetë komunikative
  • Të jetë bindëse
  • E dëshirueshme Gjuha Gjermane,

Përkthyes gjyqësor

Si përkthyes gjyqësor detyrat tuaja të punës do përfshijnë:

  • Asistimi në përgatitjen e dokumenteve ligjore,
  • Mirëmbajtja e arkivës së dokumenteve të përkthyera,
  • Performimi i përkthimit të dokumenteve të ndryshme, duke përkufizuar termat e paqarta,
  • Përdorimi i fjalorëve dhe referencave të tjera për të gjetur kuptimet sa më të thjeshta dhe adekuate për fjalët e përkthyera, dhe
  • Sigurimi i korrigjimit gramatikor.

Detyrat e punës:

  • Nivel akademik universitar nga ndonjë institucion i akredituar i arsimit të lartë,
  • I licensuar si përkthyes gjyqësor,
  • Njohuri në sistemet e komunikimit elektronik (audio, video, telefon etj.),
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi,
  • I gatshëm të punojë gjatë ditëve biznesore dhe
  • Aftësi të jashtëzakonshme hulumtimi.

Agjent i sigurimit shëndetësor

Si agjent i sigurimit shëndetësor detyrat tuaja të punës do të jenë:

  • Komunikimi me klientët të cilët sipas profilit të tyre kanë nevojë për sigurim shëndetësor,
  • Përcaktimi dhe identifikimi i nevojave të klientëve,
  • Përcaktimi i një plani për mbrojtjen e të drejtave të klientit, dhe
  • Ofrimi i shërbimeve të vazhdueshme për klientët.

Aftësitë dhe detyrat e agjentit të sigurimit shëndetësor:

  • Aftësi hulumtuese,
  • Aftësi në arritjen e qëllimeve,
  • I motivuar,
  • Shitja e policave të sigurimit në bazë të nevojave të klientëve,
  • Krjimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët,
  • Aftësi në menaxhimin e njerëzve,
  • Njohuri në produktet e sigurimit shëndetësor,
  • Aftësi bazike në matematikë,
  • I organizuar,
  • I pavarur, dhe
  • I aftë të performojë analiza statistikore.

Agjent i prenotimit të Avio-Biletave

Si pjesë e stafit tonë për këtë vend pune detyrat tuaja përfshijnë:

  • Promovimi i biznesit,
  • Trajtimi i rezervimeve dhe ankesave të klientëve,
  • Ofrimi i udhëzimeve për viza dhe pasaporta,
  • Trajnimi i stafit të ri sipas nevojës,
  • Menaxhimi i buxhetit,
  • Mirëmbajtja e raporteve statistikore,
  • Planifikimi,
  • Shitja e biletave, dhe
  • Përgatitja e materialeve promovuese.

Kualifikimet tuaja:

  • Preferohet që të keni nivel akademik universitar në turizëm, ndonjë gjuhë të huaj, administrim biznesi, menaxhment etj., (avantazh) dhe
  • Trajnimi i mëparshëm si prenotues i avio-biletave është një avantazh tjetër i juaji,
  • Poashtu preferohet përvoja e mëparshme në këtë fushë,
  • Vetëdijësim komercial,
  • Aftësi të jashtëzakonshme ndërpersonale,
  • Aftësi numerike, dhe
  • Aftësi të shkëlqyeshme në komunikimin verbal.

Agjent i rezervimit në hotel

Si Agjent i Rezervimeve detyrat tuaja të punës do jenë si në vijim:

  • Performimi i rezervimeve në sistemin online, vecanërisht bëhet fjalë për rezervime ndërkombëtare përmes sistemit booking.com,
  • Mirëmbajtja dhe menaxhimi i rezervimeve dhe ofrimi i të dhënave për klientët, dhe
  • Menaxhimi i sistemit të rezervimit.

Aftësitë dhe kualifikimet tuaja:

  • Kandidati ideal duhet të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme (preferohet drejtimi i hotelierisë),
  • Të keni një personalitet me vetëbesim dhe miqësor,
  • Të jeni i aftë të punoni në një mjedis dinamik dhe
  • Të keni aftësi të jashtëzakonshme organizative.

Konkursit mbyllet me datën:31.05.2017

Dërgo CV-në në e-mail: punsohu.eu@gmail.com

“PUNSOHU.EU”SH.P.K

https://www.facebook.com/www.punsohu.eu/

Expired

Advertising
Advertising
Facebook