Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë

Phone Number

038 213 327

Company Place

Prishtinë

Recepsionist

Recepsionist

Information

Publish Date

11.05.2017

End Date

24.05.2017

Categories

Recepsionistë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Shpall  Konkurs

Për plotësim të vendit të lirë të punës
    
Në bazë të nenit 11 të Ligjit për Shërbyesit Civil nr.03/L-149 dhe Rregullores nr. 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, fton të  interesuarit e kualifikuar të konkurrojnë  për vendin e lirë të punës. Gjithë procesi i punësimit do të jetë publik dhe transparent.

Titulli: Recepsionist
Departamenti: Financave dhe Shërbimeve të përgjithshme
Koeficienti: 5 (pesë)
Ref: JP00029093
Kontrata: Karrierës
Orari: I plotë - 40 orë në javë    
I raporton: Udhëheqësi i divizionit të TI dhe shërbimeve logjistike
 
Detyrat e punës:
1.Përgjigjet në thirrjet telefonike,  përcakton qëllimin e tyre dhe i transferon, përcjell ato tek zyrtaret apo njësit organizative përkatës;
2.Përgjigjet pyetjeve lidhur me institucionin dhe orienton palët për realizimin e kërkesave të tyre si dhe  jep informacione tjera;
3.Pranon informatat përmes telefonit dhe faksit dhe i përcjell ato  tek zyrtaret përkatës;
4.Mirëpret vizitorët në institucion, përcakton qëllimin e vizitës së vizitorëve dhe i njofton zyrtaret përkatës të institucionit lidhur me vizitorin;
5.Monitoron hyrjen dhe daljen e vizitoreve dhe i pajis me  leje kalime nëse kërkohet për qasje në institucion si dhe mban regjistrin për hyrjet dhe daljet;
6.Pranon dhe regjistron postën zyrtare dhe adreson tek personat apo njësit organizative përkatëse të institucionit;
7.Bashkëpunon  me shërbimin policor që kujdeset për sigurimin e ndërtesës së ministrisë;
8.Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret  të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi:

Shkathtësitë e kërkuara kualifikimet , përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera  qe kërkohen për ketë vend  të punës)
•Arsimim i mesëm, trajnim përkatës dhe së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.              
•Aftësi të mjaftueshme që herë pas herë të merret  me disa çështje të cilat nuk janë paraparë me udhëzime, por që lidhen me nevojat e institucion;
•Shkathtësi në komunikim, me stafin të të njëjtin nivel brenda institucionit;
•Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Shërbimi Civil i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Kandidatët e interesuar për pjesëmarrje në konkurs duhet të sjellin të dhënat e veta biografike dhe dëshmitë për përvojën paraprake të punës dhe përgatitjen shkollore.
Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.
 
Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në web faqen e MASHT-it http://masht.rks-gov.net/,  ose ta marrin në  Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Adresa: Rr. “Agim Ramadani” nr. 1, në zyrën e arkivit ku edhe i dorëzojnë  aplikacionet e plotësuara.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit. Dita e fundit për dorëzim të aplikacioneve është 24.05.2017
Dokumentet e dorëzuara me rastin e aplikimit nuk kthehen.

Kandiatët duhet të sjellin dokumentet e më poshtme me rastin e aplikimit:
•Kualifikimi shkollor  (diploma të jetë e vërtetuar te noteri)
•Vërtetim mbi përvojën e punës dhe pasqyra nga trusti pensional
•Certifikata që nuk jeni nën hetime
•Dokumentin e identifikimit.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook