Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë

Phone Number

038 213 327

Company Place

Prishtinë

Asistent administrativ në departamentin për politika të arsimit parauniversitar

Asistent administrativ në departamentin për politika të arsimit parauniversitar

Information

Publish Date

11.05.2017

End Date

25.05.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të nenit 11 të Ligjit për Shërbyesit Civil nr.03/L-149 dhe Rregullores nr. 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, fton të  interesuarit e kualifikuar të konkurrojnë  për vendin e lirë të punës. Gjithë procesi i punësimit do të jetë publik dhe transparent.

Titulli: Asistent administrativ në departamentin për politika të arsimit parauniversitar
Departamenti: Departamenti për politika të arsimit parauniversitar
Ref: JP00029095
Koeficienti: 5 (pesë)
Kontrata: Karrierës
Orari: I plotë - 40 orë në javë    
I raporton: Drejtori i departamentit për politika të arsimit parauniversitar
 
Detyrat e punës:
1.Ofron  mbështetje të shumëllojshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve si dhe pritjen e palëve për drejtorin dhe
2.Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet agjendat dhe e-malet sipas kërkesës dhe rekomandimeve të drejtorit;                                                                                     
3.Pranon dhe shpërndan korrespondencën e cila i drejtohet zyrës së drejtorit si dhe kujdeset për mirëmbajtjen e saj ;
4.Ruan dhe mirëmban kopjet elektronike dhe fizike të dokumenteve të ndryshme, dosjeve dhe të dhënave tjera me qëllim të dokumentimit të aktiviteteve të drejtorit:  
5.Mban kontakte në emër të drejtorit me punonjësit e institucionit, zyrtarët e lartë, dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;
6.Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera të drejtorit si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
7.Kujdeset për sigurimin e mjetet e nevojshme financiare për shpenzimet e zyrës së drejtorit dhe plotësimin e raporteve të shpenzimeve si dhe të jetë e furnizuar me materiale dhe pajisje, inventar të nevojshme;
8.Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret  të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet, përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera
•Arsimim i bachelor, trajnim përkatës dhe së paku katër (4) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative Njohuri lidhur me  procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të njohur administrativo-teknike;
•Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
•Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
•Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
•Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Shërbimi Civil i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Kandidatët e interesuar me rastin e konkurimit duhet të sjellin dëshmi (vërtetim) për përvojën e punës  dhe përgatitjen shkollore.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.
 
Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në web faqen e MASHT-it http://masht.rks-gov.net/,  ose ta marrin në  Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Adresa: Rr. “Agim Ramadani” nr. 1, në zyrën e arkivit ku edhe i dorëzojnë  aplikacionet e plotësuara.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit. Dita e fundit për dorëzim të aplikacioneve është 25.05.2017
Dokumentet e dorëzuara me rastin e aplikimit nuk kthehen.

Kandiatët duhet të sjellin dokumentet e më poshtme me rastin e aplikimit:
•Kualifikimi shkollor  (diploma të jetë e vërtetuar te noteri)
•Nëse diploma është e fituar jashtë vendit të jetë e nostrifikuar
•Vërtetim mbi përvojën e punës dhe pasqyra nga trusti pensional
•Certifikata që nuk jeni nën hetime
•Dokumentin e identifikimit.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook