Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Zyrtar Ligjor (2)

Zyrtar Ligjor (2)

Information

Publish Date

11.05.2017

End Date

23.05.2017

Categories

Qeveri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Bazuar në nenin 8 të  Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2011 dhe plotësim ndryshimi i UA 05/2014 Për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Fondi i Sigurimit Shëndetësor shpallë Konkurs Publik:

SHPALLJA E KONKURSIT
    
Institucioni: Fondi i Sigurimit Shëndetësor
Titulli i vendit të punës: Zyrtar Ligjor (2 pozita)
Paga Bruto: 495.0€
Nëpunësi mbikëqyrës: Divizionit Ligjor
Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi
Nr. i Referencës: FSSH-16/05/17
____________________________________________________________________
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
•Merr pjesë aktive në hartimin e ligjeve dhe akteve nënligjore nga fushë veprimtaria e FSSH;
•Sigurimi i pajtueshmërisë së projektligjeve dhe të akteve tjera nënligjore me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës;
•Kryerja e formatizimit të ligjit, të revidimeve gjuhësore dhe ligjore, si dhe përkujdesja që përmbajtja teknike e ligjit të jetë e saktë dhe identike në të dy gjuhët zyrtare dhe në gjuhën angleze;
•Përcjellja dhe menaxhimi i procedurave për hartimin dhe dorëzimin e projektligjeve në Qeveri;
•Bashkërendimi dhe ndërlidhja e punëve, sipas nevojës me Departamentet tjera dhe divizionet;
•Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i divizionit Ligjor.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar qe i plotëson kriteret e konkursit.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Juridik;

Aftësitë/përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
•Se paku 3 (tri) vite përvojë pune profesionale te dëshmuar me dokumente;
•Krijimi i marrëdhënieve të mira ndër-personale;
•Aftësitë e mira analitike dhe propozime për vendosje të çështjeve;
•Njohja e mirë e punës me kompjuter (Word, Excel, PowerPoint, Access)
•Njohja e gjuhës angleze përparësi;

Data e publikimit dhe e mbylljes së konkursit: 09/05/2017 deri me 23/05/2017
Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet merren ne recepcion te MSh-së dhe dorëzohen në zyrën nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria, rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund t'i bëni në 038 200 24 078.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook