Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i personelit (2)

Zyrtar i personelit (2)

Information

Publish Date

11.05.2017

End Date

23.05.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2011 dhe plotësim ndryshimi i UA 05/2014 Për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Fondi i Sigurimit Shëndetësor shpallë Konkurs Publik:

SHPALLJA E KONKURSIT
    
Institucioni: Fondi i Sigurimit Shëndetësor
Titulli i vendit të punës: Zyrtar i personelit (2 pozita)
Paga Bruto: 495.0€
Nëpunësi mbikëqyrës: Divizionit të Personelit
Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi
Nr. i Referencës: FSSH-15/05/17
_________________________________________________________________
Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të Divizionit;
2. Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën profesionale specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;  
3. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;  
4. Siguron zbatimin e legjislacionit ligjore lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e burimet njerëzore;
5. Ofron mbështetje profesionale për udhëheqësit lidhur me zbatimin e legjislacionit për menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore;  
6. Merr pjesë në grupe punuese për hartimin e legjislacionit për burimet njerëzore dhe jep rekomandime për politikat lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore:
7. Përgatit raporte dhe përgjigje në pyetjet e parashtruara nga institucionet tjera lidhure me burimet njerëzore;
8. Kryen edhe detyra tjera profesionale në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar qe i plotëson kriteret e konkursit.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Ekonomi Juridik.

Aftësitë/përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
-Se paku 3 (tri) vite përvojë pune profesionale te dëshmuar me dokumente;
-Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e burimeve njerëzorë;
-Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme për menaxhimin e burimeve njerëzorë;
-Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
-Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
-Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Data e publikimit dhe e mbylljes së konkursit: 09/05/2017 deri me 23/05/2017
Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet merren ne recepcion te MSh-së dhe dorëzohen në zyrën nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria, rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund t'i bëni në 038 200 24 078.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook