Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Udhëheqës i Divizionit Ligjor

Udhëheqës i Divizionit Ligjor

Information

Publish Date

11.05.2017

End Date

23.05.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2011 dhe plotësim ndryshimi i UA 05/2014 Për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Fondi i Sigurimit Shëndetësor shpallë Konkurs Publik:

SHPALLJA E KONKURSIT
    
Institucioni: Fondi i Sigurimit Shëndetësor
Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Divizionit Ligjor
Paga Bruto: 554.0€
Nëpunësi mbikëqyrës: Drejtori i Fondit
Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi
Nr. i Referencës: FSSH-14/05/17
_____________________________________________________________________________
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
•Udhëheqë departamentin dhe cakton objektivat e tij në pajtim me objektivat strategjike të Fondit te Sigurimit Shëndetësor dhe harton plane të punës vjetore të detajuara për përmbushjen e këtyre objektivave;
•Menaxhon me burimet njerëzore dhe financiare të Divizionit si dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek varësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;  
•Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime, përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
•Ofron përkrahje në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushë veprimtaria e Fondit te Sigurimit Shëndetësor dhe siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit;
•Siguron harmonizimin e legjislacionit të Fondit te Sigurimit Shëndetësor me legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushë veprimtaria e Fondit te Sigurimit Shëndetësor sipas kërkesës;
•Harton planin legjislativ në konsultim me drejtuesin e lartë dhe udhëheqësin politik të Fondit te Sigurimit Shëndetësor si dhe njësit tjera organizative të ministrisë;
•Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara;  

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar qe i plotëson kriteret e konkursit.
•Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare Fakulteti juridik;

Aftësitë/përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
•Diplomë universitare, Fakulteti juridik;
•Të ketë të paktën shtatë 5 vite përvojë pune profesionale, te dëshmuar me dokumente
•Njohuri dhe përvojë në fushën e hartimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit si dhe shërbimeve tjera juridike ;
•Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
•Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
•Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
•Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
•Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, internet)

Data e publikimit dhe e mbylljes së konkursit: 09/05/2017 deri me 23/05/2017
Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet merren ne recepcion te MSh-së dhe dorëzohen në zyrën nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria, rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund t'i bëni në 038 200 24 078.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook