Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Udhëheqës i Divizionit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike

Udhëheqës i Divizionit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike

Information

Publish Date

11.05.2017

End Date

23.05.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2011 dhe plotësim ndryshimi i UA 05/2014 Për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Fondi i Sigurimit Shëndetësor shpallë Konkurs Publik:

SHPALLJA E KONKURSIT

Departamenti: Shërbimeve Shëndetësore
Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Divizionit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike
Paga Bruto: 554.0€
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të caktuar, me mundësi te vazhdimit
Raporton: Udhëheqësi i Departamentit
Nr. Referencës: FSSh-13/05/17    

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
1.Udhëheq procesin e pranimin e të gjithë lëndëve/aplikimeve nga palët.
2.Mban regjistër manual dhe elektronik, për të gjitha aplikimet, lëndët që kanë kaluar nga komisioni i shkallës së parë, shkallës së dytë, për lëndët që financohen nga programi për Trajtim Mjekësor jashtë Institucioneve Shëndetësore Publik (TMJIShP) si dhe regjistrin për listën e pritjes sipas llojit dhe natyrës së sëmundjeve.
3.Përgatit raporte të rregullta periodike për Drejtorin e Departamentit, dhe sipas kërkesës edhe raporte specifike.
4.Përgatit analiza profesionale të rregullta tre mujore, për patologjitë e ndryshme që nuk trajtohen nga Institucionet Shëndetësore Publike;
5.Bashkëpunon dhe komunikon në mënyrën më të mirë të mundshme me palët, gjatë ofrimit të ndihmës për aplikime.
6.Bashkëpunon ngushte me Komisionin, përkatësisht Bordin për TMJIShP, duke u siguruar atyre kushte maksimale për punë.
7.Në bashkëpunim me Departamentin për Shërbime Shëndetësore bën monitorim të planifikuar në Institucionet Shëndetësore që kanë trajtuar pacientët në kuadër të programit për TMJIShP.
8.Në bashkëpunim me Departamentin e Financave dhe Shërbimeve te Përgjithshme bën barazimin me institucionet shëndetësore që kanë trajtuar pacientë përmes Divizionit për TMJIShP.
9.Hulumton dhe monitoron rastet në baza të rregullta dhe ad-hoc, si në institucionet shëndetësore publike dhe në ato private, brenda dhe jashtë vendit.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar qe i plotësojnë kriteret e konkursit

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare ne Mjekësi, Menaxhment Shëndetësor, Juridik ose Ekonomik.

Aftësitë/përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
•Minimum 5 vite përvojë pune profesionale, të dëshmuara me dokumente
•Njohja e gjuhës angleze, është përparësi;
•Përvoja menaxheriale e dokumentuar, është përparësi

Data e publikimit dhe e mbylljes te konkursit: 09/05/2017 deri me 23/05/2017

Paraqitja e kërkesave:Aplikacionet merren ne recepcion te MSh-së dhe dorëzohen në zyrën nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria, rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund t'i bëni në 038 200 24 078.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.


Expired

Advertising
Advertising
Facebook