Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Udhëheqës i Divizionit i Sistemeve të Informacionit

Udhëheqës i Divizionit i Sistemeve të Informacionit

Information

Publish Date

11.05.2017

End Date

23.05.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2011 dhe plotësim ndryshimi i UA 05/2014 Për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Fondi i Sigurimit Shëndetësor shpallë Konkurs Publik:

SHPALLJA E KONKURSIT

Departamenti: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit
Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Divizionit i Sistemeve  të Informacionit
Paga Bruto: 554.0€
Raporton: Udhëheqësi i Departamentit
Nr. Referencës: FSSh-12/05/17                                                        

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
•Sigurimi i rrjedhës së pandërprerë të informacionit dhe komunikimit në mes të FSSH-së, institucioneve financiare, statistikore dhe shëndetësore; si dhe FSSH-së me qytetarët;
•Planifikimi strategjik dhe vlerësimi i nevojave për softuerë aplikativ për nevojat e përgjithshme dhe specifike të FSSH-së; si dhe zhvillimi ose blerja, vendosja dhe mirëmbajtja e softuerit;
•Planifikimi, dizajnimi, zhvillimi, zbatimi (i sistemeve të zhvilluara ose të blera), mbrojtja dhe mirëmbajtja e programeve, aplikacioneve dhe data bazës, në bashkëpunim me institucionet përkatëse profesionale të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
•Mbledhja e informacionit, ruajtja e sigurt, distribuimi i sigurt sipas të drejtës së qasjes në informacione, bazuar në legjislacionin përkatës në fuqi;
•Planifikimi, projektimi, instalimi dhe përshtatja e harduerit dhe rrjeteve lokale dhe mirëmbajtja e harduerit dhe softuerit; si dhe menaxhimi i rrjetit të Fondit;
•Lidhja e Sistemeve të informacionit të Fondit me sisteme tjera informative (MSh, IKShP, institutet statistikore, sigurimet pensionale, të punësimit, institucionet shëndetësore dhe të tjera);
•Planifikimi dhe organizimi i edukimit informativ dhe trajnimit kompjuterik për përdoruesit përfundimtar;

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar qe i plotësojnë kriteret e konkursit;
•Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare ne teknologji informative ose shkenca kompjuterike ose certifikime ekuivalente

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
•Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
•Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë ;
•Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
•Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, PowerPoint, Access);
•Njohja e gjuhës angleze;
•Minimum 5 vite përvojë pune profesionale, te dëshmuara me dokumente
•Përvoja menaxheriale e dokumentuar, është përparësi
 

Data e publikimit  dhe e mbylljes së konkursit: 09/05/2017 deri 23/05/2017

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet merren ne recepcion te MSh-së dhe dorëzohen në zyrën nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria, rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund t'i bëni në 038 20024078.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook