Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Udhëheqës i Divizionit të Shërbimeve të Informacionit

Udhëheqës i Divizionit të Shërbimeve të Informacionit

Information

Publish Date

11.05.2017

End Date

23.05.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2011 dhe plotësim ndryshimi i UA 05/2014 Për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Fondi i Sigurimit Shëndetësor shpallë Konkurs Publik:

SHPALLJA E KONKURSIT

Departamenti: Departamenti për Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit
Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Divizionit të Shërbimeve të Informacionit    
Paga Bruto: 554.0€
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të caktuar, me mundësi te vazhdimit
Raporton: Udhëheqësi i Departamentit për Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit
Nr. Referencës: FSSh-11/05/17

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
1.Sigurimi i rrjedhës së pandërprerë të informacionit dhe komunikimit në mes të FSSh-së, institucioneve financiare, statistikore dhe shëndetësore; si dhe FSSh-së me qytetarët;
2.Planifikimi strategjik dhe vlerësimi i nevojave për softuare aplikativ për nevojat e përgjithshme dhe specifike të FSSh-së; si dhe zhvillimi ose blerja, vendosja dhe mirëmbajtja e softuerit;
3.Planifikimi, dizajnimi, zhvillimi, zbatimi (i sistemeve të zhvilluara ose të blera), mbrojtja dhe mirëmbajtja e programeve, aplikacioneve dhe data bazës, në bashkëpunim me institucionet përkatëse profesionale të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
4.Mbledhja e informacionit, ruajtja e sigurt, distribuimi i sigurt sipas të drejtës së qasjes në informacione, bazuar në legjislacionin përkatës në fuqi;
5.Planifikimi, Projektimi, instalimi dhe përshtatja e harduerit dhe rrjeteve lokale dhe mirëmbajtja e harduerit dhe softuerit; si dhe menaxhimi i rrjetit të Fondit;
6.Lidhja e Sistemeve të informacionit të Fondit me sisteme tjera informative (MSh, IKShP, institutet statistikore, sigurimet pensionale, të punësimit, institucionet shëndetësore dhe të tjera);
7.Planifikimi dhe organizimi i edukimit informativ dhe trajnimit kompjuterik për përdoruesit përfundimtar;

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar qe i plotësojnë kriteret e konkursit.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare ne shkenca kompjuterike ose certifikime profesionale.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
•Minimum 5 vite përvojë pune profesionale, të dëshmuara më dokumente
•Njohja e gjuhës angleze, është përparësi;
•Përvoja menaxheriale e dokumentuar, është përparësi

Data e publikimit dhe e mbylljes së konkursit: 09/05/2017 deri me 23/05/2017

Paraqitja e kërkesave Aplikacionet merren ne recepcion te MSh-së dhe dorëzohen në zyrën nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria, rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund t'i bëni në 038 200 24 078.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.


Expired

Advertising
Advertising
Facebook