Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Udhëheqës i Divizionit të Burimeve Njerëzore

Udhëheqës i Divizionit të Burimeve Njerëzore

Information

Publish Date

11.05.2017

End Date

23.05.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Bazuar në nenin 8 të  Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2011 dhe plotësim ndryshimi i UA 05/2014 Për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Ministria e Shëndetësisë shpallë Konkurs Publik:

SHPALLJA E KONKURSIT
    
Institucioni: Fondi i Sigurimit Shëndetësor
Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Divizionit të Burimeve Njerëzore
Paga Bruto: 554.0€
Nëpunësi mbikëqyrës: Drejtorit te Fondit
Orari i punës:  40 orë në javë (orar të plotë)
Kohëzgjatja e Kontratës:  Me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi
Nr. i Referencës: FSSH-10/05/17
____________________________________________________________________
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
1.Udhëheqë punën e gjithmbarshme të njësisë së burimeve njerëzore dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
2.Menaxhon me stafin e divizionit dhe bënë ndarjen e detyrave tek varësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;
3.Ndihmon mbikëqyrësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
4.Siguron zbatimin e legjislacionit ligjore lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e burimet njerëzore;
5.Është përgjegjës për sigurimin e mbarëvajtjes se procedurave te rekrutimit te nëpunësve , përgatitë konkurset, kontratat për marrëdhënien e punës, procedon pagat dhe bën mirëmbajtjen e dosjeve te personelit;
6.Këshillon dhe mbështet udhëheqësit e njësive organizative të institucionit lidhur me përshkrimet adekuate të vendeve të punës, vlerësimin e punës së personelit ne zhvillimin e karrierës dhe ngritjes profesionale;
7.Mbështet punën e Komisionit për ankesa dhe parashtresa dhe Komisionit disiplinor;  
8.Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara;  

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar qe i plotëson kriteret e konkursit.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Juridik,  

Aftësitë/përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
-Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale, të dëshmuara me dokumente
-Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e burimeve njerëzorë
-Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
-Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë ;
-Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
-Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, PowerPoint, Access);  
-Gjuha angleze e preferuar

Data e publikimit dhe e mbylljes së konkursit: 09/05/2017 deri me 23/05/2017
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren ne recepcion te MSh-së dhe dorëzohen në zyrën nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria, rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund t'i bëni në 038 200 24 078.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook