Register
X









Log in
X

Company Name

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zyrtarë/e e pronës

Zyrtarë/e e pronës

Information

Publish Date

12.05.2017

End Date

26.05.2017

Categories

Jurista | Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të dispozitave të nenit 8 të Ligjit të Punës si dhe në bazë të të dispozitave të nenit 1 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ Nr.05/2014 për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr.14/2011 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik,  Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A Prishtinë  shpall:

KONKURS  

Për Pozitën: Zyrtarë/e e pronës
Lloji i vendit të punës (orari i plotë/jo i plotë): Me orar të plotë
Numri i kryerësve: 1 (një)
Raportimi: Udhëheqësit të Divizionit të Pronës

Detyrat e punës:
•Mbanë shënime të rregullta për pronën e NPB-së dhe ndryshimet i paraqet në gjendjen e pronës (databazë dhe kopje fizike);
•Është përgjegjës për të pranuar dhe shqyrtuar  kërkesat  e palëve por edhe kërkesat nga Institucionet e ndryshme për verifikimin e kontratave të ndryshme në të cilat si palë kontraktuese është Ndërmarrja;
•Është përgjegjës për përgaditjen e përgjigjeve me shkrim për palët dhe Institucioneve tjera të cilat i drejtohen Ndërmarrjes;
•Bashkëpunon ngushtë  me Divizionin Juridik dhe Departamentin e Projektimit dhe Mbikqyrjes për çështje të pronës së Ndërmarrjes;
•Merr iniciativë për kthimin e pasurisë së Ndërrmarrjes nga jopronarët në bazë të procedurave ligjore;
•Ruan, mirëmbanë, identifikon  dhe argumenton me dokumentacione pronën e NPB-së;
•Merr pjesë në procesin e identifikimit të pronave të Ndërmarrjes të uzurpuara pas luftës-përmes daljes në terren.
•Bashkëpunon me zyrtarë tjerë në  hulumtimin e dokumentacionit për eksproprijimin e pronave nga Komuna në interes të Ndërmarrjes;
•Kryen edhe punë të tjera që kërkohen nga Udhëheqësi i Divizionit të Pronës ;

Kualifikimi:
•Diplomë universitare në lëmin e Juridikut
•Të ketë minimumi 3 vjet përvojë punë profesionale.
•Të ketë shkathtësi të mira organizative.
•Njohuri të mirë profesionale të gjuhës serbe.
•Njohuri që ndërlidhen me menaxhimin e paluajtshmërive;
•Aftësi të shkëlqyera të organizimit dhe menaxhimit të kohës;
•Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të vëzhgimit të detajeve;
•Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve të MS Office;

Procedura e konkurrimit
Kandidati për pozitën e lartëpermendur duhet ti dorëzoj këto dokumente:
•CV
•Letër motivimi
•Dëshmitë e kualifikimit profesional dhe përvojës së punës
•Kopjen e Letërnjoftimit
•Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend të punës.

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në zyrën e protokolit ose përmes e-mail-it zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet do të ftohen për intervistë. Dokumentet e pa kompletuara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen. 

Konkursi është i hapur nga data 12.05.2017 – 26.05.2017, ora 16:00.


Expired

Advertising
Advertising
Facebook