Register
X









Log in
X

Company Name

Syri i Vizionit

Phone Number

0038139423240

Company Place

Pejë

Zyrtar i Programit të Mbrojtjes se Fëmijës dhe Disiplinës Pozitive

Zyrtar i Programit të Mbrojtjes se Fëmijës dhe Disiplinës Pozitive

Information

Publish Date

16.05.2017

End Date

29.05.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Pejë

Job Description

SHPALLJE PER VEND PUNE

Titulli i punës: Zyrtar i Programit të Mbrojtjes se Fëmijës dhe Disiplinës Pozitive
Fillimi i punës: 1 Qershor  2017
Kohë zgjatja: Kontratë 7 mujore me mundësi vazhdimi

Syri i Vizionit ka për qëllim promovimin e demokracisë lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në Kosovë. Në përpjekjet e vazhdueshme për praktika demokratike, “Syri i Vizionit” i ka dhënë rol të veçantë promovimit të qeverisjes së mirë, përgjegjësisë, transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.
Syri i Vizionit kërkon të punësojë një psikolog në kuadër të programeve që është duke i realizuar në fushën e mbrojtjes së fëmijës dhe në qeverisjen e të drejtave  të fëmijëve në Kosovë në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë.  Syri i Vizionit është duke punuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, në kuadër të të cilave ka zhvilluar projekte për të forcuar mekanizmat e parandalimit të ndëshkimit trupor dhe raportimit të rasteve të dhunës në shkolla të komunave Pejë, Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë. Po ashtu programi “Detyrimi ynë për të Ardhmen- Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” për qëllim ka edhe parandalimin e  dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve në çdo ambient si dhe rritjen e vetëdijes së prindërve se si mund të rrisin fëmijët përmes disiplinimit pozitiv duke siguruar zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve bazuar në parimet e të drejtave të fëmijës.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore
Komunikon/Bashkëpunon me:
•Stafin e Syri i Vizionit, akteret e ndryshëm që kanë për mandat mbrojtjen e fëmijës dhe qeverisjen e të drejtave të fëmijës, shkollat, prindërit, fëmijët, mësimdhënësit dhe organizatat tjera relevante.

Zyrtari është përgjegjës për:
-Identifikimin e prindërve për të qenë pjesë e trajnimit për disiplinë pozitive
-Hartimin e shpalljeve dhe konkurseve për prindër  për të qenë pjesë e aktiviteteve dhe trajnimeve
-Ofrimin e sesioneve të vazhdueshme informuese me prindër dhe mësimdhënës për t’i inkuarajuar që të jenë pjesë e sesioneve
-Përgatitjen  e materialeve të nevojshme për sesione/
-Mbajtjen e sesioneve / më prindër dhe mësimdhënës
-Përgatitjen e tregimeve të suksesit me prindër pas punëtorive
-Mbledhjen e të dhënave nga Disiplina Pozitive ( monitorimin dhe evaluaimin e programit)
-Mbështetje dhe asistim të stafit të programit në aktivitete dhe punën më prindër, mësimdhënës, fëmijë dhe akterë të tjerë

Kualifikimet dhe përvoja:
-Diplomë universitare si Psikolog apo fusha të ngjashme
-Njohuri mbi zhvillimin e  fëmijës, që nga koha e lindjes e deri në fund të adoleshencës
-Njohuri për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve duke u bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijës
-Njohuri në punën me prindër  dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijës në Kosovë
-Njohuri në organizim të aktiviteteve, monitorim dhe raportim
-Aftësi dhe përvojë në lehtësimin e grupeve në mënyrë që të jetë i/e gatshëm/gatshme të ofroj sesionet/punëtoritë me prindër
-Aftësi në punë ekipore dhe vet-iniciativë
-Njohje e gjuhës angleze në të shkruar dhe folur, gjuha serbe apoboshnjake e preferuar
-Zotërimi i programeve kompjuterike  (Word, Exel, Power Point, Outlook, SPSS etj)
-Të mos jetë i dënuar apo nën hetime për vepra penale

Preferohet
-Përvojë pune në ndonjë organizate lokale jo-qeveritare apo të ngjashme
-Patentë shoferi, kategoria B

Femrat, pjesëtarët e të gjitha grupeve etnike, si dhe të sapo diplomuarit janë veçanërisht të inkurajuar të aplikojnë

Mënyra e Aplikimit
Aplikacionet në gjuhën shqipe ose angleze (që përfshijnë një letër motivuese dhe Europass CV) duhet të dorëzohen me së voni më 29 Maj 2017 në formë elektronike në info@syriivizionit.org
Në intervistë do të ftohen vetëm  kandidatët që do të  futen në listën e ngushtë.   

Advertising
Advertising
Facebook