Register
X









Log in
X

Company Name

CACTTUS Sh.a.

Phone Number

038/ 600 488

Company Place

Prishtinë

Specialist i Burimeve Njerëzore

Specialist i Burimeve Njerëzore

Information

Publish Date

18.05.2017

End Date

25.05.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Pozita: Specialist i Burimeve Njerëzore

Departamenti: Financa dhe Administratë

Raporton: Menaxherit/ës të Financave dhe Administratës

Planifikon, udhëheqë, dhe koordinon të gjitha aktivitetet rreth burimeve njerëzore duke përfshirë rekrutimin, mirëmbajtjen e të dhënavete punonjësve, politikat e kompensimitdhe planifikimin e nevojave te burimeve njerëzore.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

- Zhvillon dhe implementon politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore në përputhje me politikat dhe procedurat e Cacttus si dhe ligjeve te Kosovës.

- Komunikon pritjet të qarta për stafin, mbikëqyr dhe këshillon stafin si dhe krijon mjedis profesional që inkurajon integritetin, ndershmërinë, komunikimin e hapur dhe vlerat tjera te kompanisë ne përputhshmëri me politikat dhe procedurat e Cacttus si dhe ligjeve te Kosovës.

- Informon punonjësit ne lidhje me politikat, detyrat e punës, kushtet e punës, pagat, mundësitë për promovimin dhe përfitimet e punonjësve.

- Përkrah nevojat aktuale dhe të ardhshme të biznesit përmes zhvillimit, angazhimit, motivimit dhe mbajtjes së kapitalit njerëzor;

- Ofron këshilla për të punësuarit dhe menaxhmentin lidhur me çështjet e burimeve njerëzore;

- Menaxhon procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për punësim;

- Udhëheq procesin për rishikimin e përshkrimeve të punës, monitorimin e detyrave dhe ngarkesës së punonjësve;

- Shërben si urë lidhëse në mes të menaxhmentit dhe të punësuarve duke trajtuar kërkesat, ankesat dhe çështje të tjera te lidhura me burime njerëzore;

- Mbikëqyr dhe menaxhon procesin e vlerësimit të performancës;

- Kujdeset për mirëqenien dhe ngritjen profesionale të të punësuarve;

- Vlerëson nevojat për trajnime si dhe bën monitorimin e programeve të trajnimit.

Kualifikimet dhe aftësitë:

- Diplomë universiteti në ekonomi, shkenca shoqërore, juridik, administrim biznesi apo kualifikim ekuivalent profesional.

- Specializimi në fushën e burimeve njerëzore.

- Përvojë paraprake (2 vite) në burime njerëzore, punë administrative, apo/dhe ligjore.

- Aftësi të shkëlqyerakomunikimi në gjuhën angleze dhe shqipe në të shkruar dhe në të folur.

- Njohuri të mira të punës me kompjuter, dhe programet e Microsoft Office.

- Njohuri të detajuara të ligjeve te aplikueshme ne Kosove, posaçërisht te Ligjit te Punës.

- Shkathtësi të mira ndër-personale dhe personalitet kreativ, dinamik, dhe fleksibil.

- Komunikon me njerëzit me një sjellje që tregon, ndjeshmëri, takt dhe profesionalizëm;

- Aftësi tëshkëlqyeshme analitike, organizative dhe aftësi për të punuar me çështje dhe dokumente konfidenciale. 

- Shkathtësi shume të mira te komunikimit, prezantimit, dhe këshillimit.

Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë përmes sistemit elektronik të rekrutimit, respektivisht plotësimit të aplikacionit që mund të shkarkohet KETU , letër motivimi dhe CV-në i dergoni në jobs@cacttus.com

Së bashku me aplikacionin, ju lutem bashkëngjitni CV dhe letrën motivuese.

Afati i fundit përaplikim është 25 maj 2017.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren parasysh.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook