Register
X









Log in
X

Company Name

Komuna e Mitrovicës

Phone Number

.

Company Place

Mitrovicë

Drejtor i SHML ekonomike (profesionale) ”Hasan Prishtina”

Drejtor i SHML ekonomike (profesionale) ”Hasan Prishtina”

Information

Publish Date

18.05.2017

End Date

31.05.2017

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Mitrovicë

Job Description

Në bazë të nenit 5 të Ligjit Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nenit 20 të Ligjit nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar, nenit 11 dhe 18 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.08/2014,  pas Autorizimit nga MAP/DASHC,  Komuna e Mitrovicës së Jugut, publikon  këtë:                                
                                                     
K O N K U R S  PUBLIK

Institucioni: Komuna e Mitrovicës së Jugut
Drejtoria: Drejtoria Komunale e Arsimit
Titulli i vendit të punës: 1.Drejtor i SHML ekonomike (profesionale) ”Hasan Prishtina” në Mitrovicë (rishpallet sipas vendimit të KPMSHCKNr.964/2017 dt.06.03.2017)   (JP00029150)
Kategoria funksionale/Grada: Niveli i koeficienteve (Koeficienti A – 8.4)

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
1. Menaxhon punën e përgjithshme të shkollës dhe ndihmon në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;  
2. Menaxhon stafin e shkollës, dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore;  
3. Ndihmon shkollën në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime / përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
4. Menaxhon ofrimin e shërbimeve dhe aktiviteteve në fushën e edukimit;
5. Zhvillon dhe propozon politika në lidhje me zhvillimin e shkollës dhe mbikëqyrë zbatimin e tyre;
6. Ekzaminon dhe ofron komente rreth rregulloreve dhe koordinohet me Drejtorinë e Arsimit për hartimin e rregulloreve shkollore;
7. Koordinon punën dhe bashkëpunon me stafin tjetër në institucion dhe është përgjegjës për të gjitha aktivitetet e nxënësve, mësimdhënësve në shkollë, personelit profesional dhe ndimës, duke kryer me përpikmëri detyrat lidhur me kurrikulen;
8. Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme shkollore dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.


Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
1.Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
2.Të kenë të kryer së paku arsimin universitar të nivelit themelor (së paku kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
3.Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit ose të jetë në procedurë të licencimit;
4.Të kenë së paku 3 vite përvojë pune në arsim ose në institucione të arsimit;
5.Të ketë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim dhe menaxhim;

Kohëzgjatja e emërimit:  katër (4) vite, me mundësi vazhdimi.

Data e mbylljes së konkursit: 15 ditë  nga dita e publikimit.

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren dhe dorëzohen në zyrën  nr. 10 në Komunën e Mitrovicës. Për secilën pozitë duhet të aplikohet në mënyrë të veçantë. Së bashku me aplikacion duhet të dorëzohen edhe këto dokumente në njërën prej gjuhëve zyrtare të komunës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 028 – 532 104 dhe 530-521.
1.Ekstraktin e lindjes;
2.Diplomen e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (e vërtetuar);
3.Dëshminë për përvojen e punës;
4.Portofolin profesionale (shih Udhëzimin Administrativ të MASHT-it nr. 08/2014- Shtojca G)
5.Letërreferencë nga një institucion publik-kredibil (si MASHT, DKA, Këshilli drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë). Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për angazhimet paraprake);
6.Planin Zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12, Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it.
7.Çertifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilin dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
8.Dëshminë se nuk është nën hetime.

”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Kërkesat që arrijnë pas afatit  dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen. Në rast se ka numer të madh të kërkesave, do të formohet lista e ngushte dhe do të ftohen në intervistim vetëm kandidatët e  përzgjedhur nga kjo listë.

Advertising
Advertising
Facebook