Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Phone Number

038 200 21524

Company Place

Prishtinë

Udhëheqës i Divizionit të Bazës së të dhënave dhe Promovimit

Udhëheqës i Divizionit të Bazës së të dhënave dhe Promovimit

Information

Publish Date

09.08.2017

End Date

18.08.2017

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Ministria e Zhvillimit Ekonomik duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin
Civil të Republikës së Kosovës bënë:

RI-SHPALLJEN E REKRUTIMIT

Departamenti i Minierave - Divizioni i Bazës së të Dhënave dhe Promovimit
Vendi i punës: Udhëheqës i Divizionit të Bazës së të dhënave dhe Promovimit – EZHE/110 /
JP00030371
Koeficienti: 9.00
Kohëzgjatja e Emërimit: Pa afat të caktuar
Mbikëqyrësi: Drejtori i Departamentit te Minierave

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi , mirëmbajtja dhe azhurnimi i bazës së të dhënave për veprimtaritë minerare dhe energjetike; 20 %
- Grumbullimi, përpunimi dhe digjitalizimi i te dhënave minerare; 20
- Mirëmbajtja e licencave softuerike dhe pajisjeve të tjera teknike digjitale; 15%
- Mbikëqyr përpilon dhe dizajnon hartat tematike për sektorin minerar dhe te energjisë, përmes softuerve;15%
- Udhëheq procesin e përgatitjes se materialeve te ndryshme për promovim të resurseve minerale; 10%
- Harton raporte te rregullta për aktivitetet dhe zhvillimet minerare;10%
- Merr pjesë ne hartimin e legjislacionit dhe dokumenteve te politikave/strategjive për sektorin minerar; 5%
- Mirëmban funksionimin e GIS-it Nacional të Kosovës me të dhëna nga fusha e minierave dhe energjisë;5%

Kualifikimi i nevojshëm:
- Diplomë Universiteti, drejtimet gjeologji, gjeografi
- Përvoja e punës, se paku 5 vite përvojë pune.
- Aftësi menaxheriale dhe udhëheqëse te punës në ekip, motivimi dhe promovimi i punës;
- Aftësi për përcaktimin e detyrave prioritare;
- Njohuri e punës me sofware profesional për përpunimin elektronik të dhënave gjeominerare
- Aftësi të për punë me kompjuter MS Office,ArcGIS, ArcView, Adobe Profesional dhe pervoja me software tjere profesional gjeominerar do të jetë përparësi;
- Aftësi komunikimi në gjuhën Shqipe (mundësisht njohuria e gjuhës Angleze dhe Serbe);
- Aftësia të punon në nivelim më të lartë të konfidencialitetit dhe transparencës;

Procedura e konkurrimit
Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatë të jashtëm si dhe nëpunës civil ekzistues te cilët i plotësojnë kriteret e konkursit. Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (Sheshi Nëna Terezë, Toskanë, Prishtinë)
Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen http://mzhe.rks-gov.net
Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit,
dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm. Kërkesat dorëzohen në Zyrën e Arkivës, kati I-rë, ndërtesa e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ose me postë.

Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët
Ministria e Zhvillimit Ekonomik , ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Kohëzgjatja e kontratës sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese.
Për shkak te numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Afati i konkurrimit është deri me date 18 /08/ 2017, deri në orën 16:00.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 21524

Expired

Advertising
Advertising
Facebook