Register
X









Log in
X

Company Name

Kompania Union

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Agjent i shitjes që ka njohuri dhe shkathëtësi në të folur dhe shkruar gjuhën Serbo-Kroate, Agjent të shitjes në teritorin e Kosovës

Agjent i shitjes që ka njohuri dhe shkathëtësi në të folur dhe shkruar gjuhën Serbo-Kroate, Agjent të shitjes në teritorin e Kosovës

Information

Publish Date

09.06.2017

End Date

23.06.2017

Categories

Shitje

Job Places

Prishtinë

Job Description

Union shpk me seli ne Prishtinë dhe Vushtrri kërkon :

1 Agjent i shitjes që ka njohuri dhe shkathëtësi në të folur dhe shkruar  gjuhën Serbo-Kroate, per teritorin jashtë Kosovës (e preferuar 1 vit përvojë pune në shitje).
4 Agjent të shitjes në teritorin e Kosovës (e preferuar 1 vit përvojë pune në shitje).

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për shitjen e mallit të programit të caktuar nga punonjësi
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren
  • Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos objektiva për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga kompania)
  • Kujdeset për vizibilitetin e mallit në pikat e caktuara

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme. (Diploma universitare është përparësi)
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit
  • Të jetë fleksibil dhe i shkathëtë në tejkalimin e vrejtjeve
  • Të raportojë mbi gjendjen në teren
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive ‘B’
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.

4 Supervisor të shitjes (e preferuar 1 vit përvojë pune në shitje)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjësitë për pozitën SPV ( Mbikëqyrës i Shitjes)
  • Mbikëqyr dhe siguron efikasitetin e procesit te shitjes në fushën e programit të caktuar
  • Raporton për stafin nën mbikëqyrje dhe ekzekuton aktivitet e shitjes
  • Analizon prezencën e produkteve në treg ( konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun)
  • Mban evidenca dhe përpilon raporte të ndryshme në lidhje me blerësit e kompanis
  • I raporton direkt Menaxherit te programit te shitjes
  • Të jetë fleksibil dhe i shkathëtë në tejkalimin e vrejtjeve
  • Si dhe detyra tjera sipas kërkesës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma nga Fakulteti Ekonomik  
  • Përvoja në fushën e shitjes është e domosdoshme
  • Të jetë kreativ, me aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe të prezantimit
  • I aftë te mbikëqyr dhe raportoj sipas nevojës
  • Fleksibil, dhe i aftë për tu adaptuar ndryshimeve
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet e MS Office
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive ‘B’
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.

Konkursi është i hapur nga 09.06.2017 dhe zgjatë deri më 23.06.2017.
Të gjithë të interesuarit luten të dërgojnë CV e tyre në email : hr@union-ks.com  duke cekur pozitën pë të cilën aplikojnë.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook