Register
X









Log in
X

Company Name

People in Need OJQ

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Teknik/manipulator me makina

Teknik/manipulator me makina

Information

Publish Date

12.06.2017

End Date

25.06.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Konkurs për punësim

People in Need – është OJQ nga Republika Çeke që është e përkushtuar në bashkëpunimin për zhvillim, shpërndarjen e ndihmave humanitare në rajonet në nevojë, si dhe mbështetja për të drejtat e njeriut,- ka një traditë të gjatë të punës në Kosovë si dhe më gjërë në regjionin e Ballkanit Perendimor. People in Need ka ndihmuar vendet e regjionit me ndihma humanitare për refugjatët si dhe ata që janë prekur nga konfliktet e armatosura për vite me radhë në të 90-tat. Akvititetet e tanishme në Kosovë përfshijnë përkrahjen për personat me aftësi të kufizuara në mënyra të ndryshme si dhe mbështetja për gjithëpërfshirjen në arsim për fëmijët nga komunitetet më të rrezikuara. Për më shumë informata ju lutemi vizitoni: www.peopleinneed.cz

Në kuadër të projektit Integrimi i Personave te verbër dhe parandalimi ë verbërisë në Kosovë, që implementohet në partneritet me Shoqatën e të Verbërve në Kosovë, është planifikuar themelimi i ndërmarrjes sociale Feniks. Kjo ndërmarrje sociale do të punësojë edhe persona me aftësi të kufizuara përfshirë edhe të verbërit. Në bazë të hulumtimit të tregut realizuar në fund të vitit 2015 dhe fillim te vitit 2016, është ardhur në përfundim që fusha ku kjo ndërmarrje mund të ketë sukses në zhvillim dhe qëndrueshmeri të të bërit biznes, është fusha e prodhimit të kutive nga kartoni i letrës dhe çantave nga letra.

PIN së bashku me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës tani kërkon 3 kandidatë për keto pozita:

Teknik/manipulator me makina

Lloji i kontrates:             6 muaj, me mundësi vazhdimi

Vendi i punes:                 Prishtinë, Rr. Mbreteresha Teuta, afër Taukbashqes

Data e fillimit të punës: Korrik 2017

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

1)      Lëshon dhe operon me makinerinë për formimin e thyerjeve të kartonit të fortë, palosjen dhe ngjitjen.
2)      Lëshon dhe operon me makinerinë për “kashirimin” e letres së shtypur në kartonin e fortë.
3)      Lëshon dhe operon me linjën e makinerisë dhe të jetë i caktuar si Operatori i Bordit.

Kualifikimet:

  • Të keni të përfunduar shkollën e mesme/preferohet shkolla teknike
  • Përvojë pune së paku 1 vjet në profesion apo fushë të ngjashme të prodhimit të kutive të kartonit
  • Të keni aftësi që të punoni të pavarur dhe pa mbikqyrje
  • Të keni aftësi dhe dëshirë të punoni në punë ekipore

Vëretjtje:

Inkurajohen personat me aftësi te kufizuara dhe gratë që të aplikojnë në këtë konkurs.

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-të e tyre në këto email adresa: ali.misimi@peopleinneed.cz dhe nazmimeta60@gmail.com jo më larg se deri më 25 qershor 2017. Vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të njoftohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook