Register
X









Log in
X

Company Name

Syri i Vizionit

Phone Number

039423240

Company Place

Pejë

Thirrje për shprehje të interesimit: Analizë mbi mekanizmat e përdorur për identifikimin dhe raportimin e dhunës në shkollë

Thirrje për shprehje të interesimit: Analizë mbi mekanizmat e përdorur për identifikimin dhe raportimin e dhunës në shkollë

Information

Publish Date

14.06.2017

End Date

30.06.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Gjakovë | Gjilan | Klinë | Pejë | Prizren

Job Description

Termat e Referencës

Analizë mbi mekanizmat e përdorur për identifikimin dhe  raportimin e dhunës në shkollë
Organizata Syri i Vizionit (SiV) është  regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës.
Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save the Children në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.

Informata të përgjithshme
Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë, tash e pesë vite është duke punuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, në kuadër të të cilave ka zhvilluar projekte për të forcuar mekanizmat e parandalimit të dhunës,  ndëshkimit trupor dhe raportimit të rasteve të dhunës në shkolla të komunave Pejë, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë.
Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen- Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, do të punohet në parandalimin e  dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve në çdo ambient, krijimin e mekanizmave apo instrumenteve miqësore dhe  të besueshëm ndaj fëmijëve për të raportuar rastet e dhunës si dhe rritjen e vetëdijes së institucioneve dhe gjithë shoqërisë për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës dhe denoncimin e rasteve të tilla.
Syri i Vizionit do të punojë në zhvillimin e mjeteve miqësore për fëmijët në raportimin e dhunës në shkollë dhe të cilat do të zhvillohen në bashkëpunim me fëmijët, mësuesit, prindërit dhe drejtorët e shkollave. SiV beson se mjetet e raportimit duhet të vijnë nga vetë fëmijët dhe kjo është arsyeja pse SiV do të kryejë një hulumtim për të marrë pikëpamjet e fëmijëve për mjetet/mekanizmat që ata preferojnë dhe që i bëjnë ata të ndjehen të sigurt për t'u përdorur për të raportuar dhunën brenda shkollës.
Objektiva

Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një ekspert apo kompani në fushën e hulumtimit dhe analizës në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

Për të pasur një pasqyrim sa më real se cilët janë mekanizmat apo instrumentet momentale ku fëmijët adresojnë rastet e dhunës në shkollë dhe jashtë saj dhe çfarë mjete/mekanizma ata do të dëshironin të kenë në shkollat e tyre qe të ndihen rehat dhe të sigurt për të raportuar dhunën. Analiza do të zhvillohet në pesë komuna (Pejë, Gjakovë, Prizren, Klinë dhe Gjilan). Grupet që do të konsultohen do të jenë fëmijë, prindër, mësues, drejtues të shkollave dhe institucionet lokale,  të cilat për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve (Shkollat dhe institucionet  do të përcaktohen nga SiV).

Detyrat dhe përgjegjësitë:
•Shqyrtimi i raporteve dhe artikujve ekzistues lidhur me legjislacionin në fuqi.
•Vlerësimi i  dokumenteve dhe mekanizmave ekzistuese në shkollat dhe komunat e përzgjedhura, si dhe dokumenteve dhe mekanizmave ekzistuese në nivelin qendror.
•Ofrimi i shërbimeve të mbrojtjes në dispozicion për fëmijët, kujdestarët dhe/ose familjet e tyre, etj.
•Intervista të thella me përfaqësuesit e institucioneve që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve
•Intervista dhe bashkëbisedime në grup me përfaqësues të prindërve dhe mësimdhënësve
•Intervista  dhe bashkëbisedim në grup me fëmijët
•Përpilimi i raportit dhe prezantimi në power point i gjetjeve kryesore dhe rekomandimeve
•Përpilimi i raportit dhe prezantimit duhet të bëhet në gjuhën shqipe.
•Vendosja e të gjitha referencave në tekst.
 
Realizojë hulumtimin mbi instrumentet/mekanizmat e përdorur për identifikimin dhe raportimin e dhunës në shkolla nga fëmijët. Hulumtimi do të bëhet  në pesë komuna (Pejë, Gjakovë, Prizren, Klinë dhe Gjilan).

Afati kohor:
Raporti duhet të dorëzohet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga nënshkrimi i marrëveshjes.

Rezultatet:
Raporti duhet të përmbajë:
- Përmbledhja ekzekutive (1-2 faqe)
- Objektivat e analizës (1 faqe)
- Kapitulli I - Metodologjia (1 faqe)
- Kapitulli II - Rishikimi i legjislacionit
- Kapitulli III - Ofrimi i shërbimeve të mbrojtjes në dispozicion për fëmijët / familjet në komunat e caktuara
- Kapitulli IV - Rezultatet nga mbledhja e të dhënave
- Kapitulli V - Rekomandimet
- Kapitulli VI - Implikimet
- Kapitulli VII - Referencat

Organizata/ Instituti hulumtues/ Kompania/Konsulenti duhet të punojë së afërmi me organizatën Syri i Vizionit dhe Save the Children gjatë përpilimit të dokument analizës të paraparë me këtë ToR.
Rekomandimet  e kësaj analize studimore duhet jenë të kapshme dhe reale me situatën në shkollë dhe komunë,  se si shkolla duhet krijoj instrumente/mekanizma  miqësor për fëmijë për të adresuar dhunën, si dhe rekomandime se çfarë mund të bëjnë prindërit dhe institucionet tjera përgjegjëse për parandalimin e dhunës nëpër shkolla.

Kërkesat për Aplikim
Një letër që përfshinë ekspertizën dhe përvojën në fushën e hulumtimit, mbrojtjen e fëmijeve apo të ngjashme, përvojën në punën me institucionet dhe një propozim për përmbajtjen dhe qasjen.
- CV
- Propozimi financiar*
*Kërkesa financiare duhet të jetë e detajizuar për secilën punë që do të realizohet, këtu duhet të përfshihet, burimi i informatave, procedurat dhe teknikat e mbledhjes se informatave, teknikat e analizës së të dhënave dhe plani tentativë i punës.

Ju lutemi aplikoni përmes e-mail në adresën elektronike të Syri i Vizionit në info@syriivizionit.org apo në adresën e organizatës Syri i Vizionit: Isa Demaj 14, 30000 Pejë, Kosovë jo më larg se 30 qershor 2017, ora 17:00, Afati i fundit për aplikim është 30 Qershor, 2017 në orën 17:00.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të ftohen.

Advertising
Advertising
Facebook