Register
X









Log in
X

Company Name

Administrata Tatimore e Kosovës

Phone Number

038/200 25022.

Company Place

Prishtinë

Inspektor Tatimor (30 pozita)

Inspektor Tatimor (30 pozita)

Information

Publish Date

14.06.2017

End Date

27.06.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Duke u bazuar në Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit ne Shërbimin Civil , Administrata Tatimore e Kosovës shpall:

KONKURS TË JASHTËM


Titulli i pozitës: Inspektor Tatimor (30 pozita)

Nr. i referencës se pozitës se punës: INS/230/JP00028736
Përgjegjësi mbikqyrëse: Jo
Raportimi: ZQ dhe Drejtoritë Rajonale
Pozita: Pozitë e karrierës
Orari i plotë i punës: Po
Koeficienti: Shtatë(7) plus shtesa e aplikuesahme
Vendi i punës: ZQ dhe Drejtoritë Rajonale -ATK
___________________________________________________________________________
Qëllimi i vendit të punës:
Qëllimi i pozitës është bashkëveprimi në mënyrë të duhur dhe profesionale me të tjerët dhe menaxhmentin për t’u kujdesur dhe mbajtur marrëdhënie të një niveli të duhur pune.Në të njëjtën kohë duke aplikuar njohuritë dhe aftësitë teknike në detyrën e përcaktimit të saktë të obligimit tatimor të tatimpaguesit.Identifikimi dhe zgjidhja e saktë e çështjeve dhe interpretimi i saktë i ligjeve, rregullave, rregulloreve dhe burimeve tjera të informatave janë kompetentët kyçe në këtë vend pune.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Edukimi dhe ndihma ndaj tatimpagueseve ne zyrat e Administratës Tatimore apo ne zyrat e biznesit;
- Vizita përmbushëse te tatimpaguesi ;
- Te ekzaminojë librat ,llogaritë dhe regjistrimet e mbajtura te tatimpagueseve ne lidhje me zbatimin e legjislacionit tatimor ne mënyrë te saktë, te plotë dhe ne kohë ne lidhje me obligimet e tyre tatimore;
- Shqyrtimi i llogarive te biznesit dhe varësisht nga gjendja bëjnë vlerësime kur është e nevojshme ;
- Është përgjegjës për zbatimin e ligjeve, rregulloreve dhe udhëzimeve tatimore qe aplikohen ne Kosovë e qe administrohen nga Administrata Tatimore;
- Kryen aktivitete për zbatimin e ligjit per Sigurime Shendetësore dhe Pensione ;
- Te asistojë tatimpaguesit ne dhënien e informatave dhe shërbimeve ne afate te caktuara kohore dhe me metoda me te përshtatshme për tatimpaguesit;
- Dhënia e këshillave zyrtare mbi çështjet tatimore për tatimpaguesit;
- Zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve për sigurime shëndetësore dhe pensione;
- Përfaqësimi i Administratës Tatimore para një tribunali te pavarur për çështje kontestuese;
- Kryen edhe punë tjera qe i ngarkohen e qe ndërlidhën me fushë veprimtarin e inspektorit tatimor;.

Kërkesat/Kualifikimet Profesionale:
Që të kryej këtë punë me sukses, një individ duhet të ketë:
- Diplomë universiteti ne Fakultetin Ekonomik,Juridik apo te Biznesit;
- Së paku 3(tri) vite përvojë pune;
- Aftësi për punë ekipore, organizative dhe gadishmëri të punoi nën presion;
- Njohuri per legjislacionin qe zbatohet dhe administrohet nga Administrata Tatimore;
- Aftësi të mira profesionale dhe vullnet për të kontribuar në mënyrë konstruktive;
- Të posedojë aftësi të mira kominikimi dhe në shkruarjen e raporteve;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel,);
- Të mos ketë dosje penale (të vërtetuar me certifikatë nga gjykata kompetente);

Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet mund të merren në Drejtorinë e Përgjithshme te Administratës Tatimore të Kosovës, e cila gjendet në adresën: Këndi i rrugëve ”Bill Klinton” dhe “Dëshmorët e Kombit” p.n. në Prishtinë ose në web-faqen e Administratës
Tatimore të Kosovës: www.atk-ks.org tek rubrika e punësimit.

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopje të dëshmive të kërkuara sipas Shpalljes për rekrutim dorëzohen në Drejtorinë e Përgjithshme të ATK-së- në Prishtinë ne Zyrën e Burimeve Njerëzore.
Aplikacionit duhet bashkëngjitur të dhënat biografike për përvojën paraprake dhe të gjitha kopjet e kualifikimeve (diplomave, certifikatave të trajnimeve, dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja dhe përdorimit të kompjuterit).
Vetëm aplikacionet zyrtare të Administratës Tatimore do të pranohen.
Njoftimi do te jete i hapur për dorëzimin e aplikacioneve 15 dite nga dita e publikimit , duke filluar nga data 13.06.2017 gjer më datën 27.06.2017, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi te barabarta të punësimit për te gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga te gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga te gjitha Komunitetet ne Kosove.

"Komunitet jo- shumicë dhe pjesëtaret e tyre kane te drejte për përfaqësim te drejte dhe proporcional ne organet e shërbimit civil te administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet ne nenin 11, paragrafin 3 te Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës”.
Kerkesat e derguara pas dates se fundit nuk do te pranohen. Kerkesat e pakompletuara mund te refuzohen.
Per shkak te numrit te madh te kerkesave te pranuara, vetem kandidatet e perzgjedhur ne listen e ngushte do te kontaktohen.

Per informata shtesë mund te kontaktoni ne numrin e tel. 038/200 25022

Expired

Advertising
Advertising
Facebook