Register
X









Log in
X

Company Name

Administrata Tatimore e Kosovës

Phone Number

038/200 25022.

Company Place

Prishtinë

Vozitës (5 pozita)

Vozitës (5 pozita)

Information

Publish Date

14.06.2017

End Date

17.06.2017

Categories

Vozitës

Job Places

Prishtinë

Job Description

Bazuar në Ligjin e Punës Nr. 03/L-212, Udhëzimin Administrativ Nr.14/2011 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës, Administrata Tatimore e Kosovës, shpallë:

KONKURS

Titulli i pozitës: Vozitës, pesë(5) ekzekutues
Referenca:MF/ATK nr.01/06/2017
Koeficienti: Pesë(5),plus shtesa e aplikueshme
Mbikqyrësi: Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtorët Rajonal
Vendi i punës: Drejtoria e Përgjithshme dhe Drejtoritë Rajonale
_____________________________________________________________________
Qëllimi i vendit të punës:
Është përgjegjës për vozitjen dhe mirëmbajtjen e automjeteve me të cilat disponon Zyra Qendrore dhe ato regjionale te ATK-së.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Është përgjegjës për monitorimin dhe mirëmbajtjen e automjetet me të cilat disponon Zyra Qendrore dhe ato regjionale të ATK-së, për nevoja zyrtare te stafit.
2. Vozitë automjetet sipas kërkesave dhe nevojave për Drejtorin e përgjithshëm ne zyrën Qëndrore sipas nevojave edhe për stafin e zyrës qendrore.
3. Vozitë automjetet sipas kërkesave për stafin e drejtorive regjionale për punët operacionale ne teren ku mbulon regjioni (drejtoria) përkatëse e Atk-së
4. Kujdeset për mirëmbajtjen teknike të veturave si në aspektin teknik ashtu edhe mirëmbajtjen vijuese (ndërrimi i vajit dhe pjesëve tjera shpenzuese), gjithashtu bënë kontrollimin e gjendjes së
veturave në baza ditore duke verifikuar gjendjen teknike dhe prezanton atë në formën zyrtare për raportim tek mbikëqyrësi i logjistikës;
5. Bënë dërgimin e Shkresave-dokumentacionit nëpër institucionet shtetërore, sipas kërkesave nga
Zyra Qëndrore apo zyrat regjionale dhe anasjelltas;
6. Kujdeset për mbajtjen e rregullt të librit të udhëtimit – evidencës së udhëtimit plotësimin e saktë të
Km-ve dhe përshkrimin mbi destinacionin e udhëtimit (bënë arkivimin e librit-ve të harxhuar dhe
sigurimin e librave të rinjë), kërkon nënshkrimin e tij nga shfrytëzuesit dhe udhëheqësit e
departamenteve, sektorëve, njësive gjegjëse, si dhe parkimin e veturave në vendin e caktuar për
parking pas përfundimit te udhëtimit;
7. Kujdeset për monitorimin, mirëmbajtjen teknike dhe shpenzimet e veturave duke mbajtur data
bazën e shënimeve në mënyrë elektronike për raportim të çdo automjeti zyrtar që disponon Zyra
Qendrore dhe ato regjionale të Administratës Tatimore të Kosovës;
8. Bënë dërgimin e dokumentacionit në qendrat e regjistrimit të veturave e për zhvillimin e procedurave ne kuadër të regjistrimit të veturave zyrtare të ATK-së, pas përfundimit te (kontrollimin teknik dhe sigurimit e auto përgjegjësisë) për automjetet.
9. Përfaqëson lëndët në kompaninë e sigurimeve sipas kërkesave për zhvillimin e procedurave për sigurim të auto përgjegjësisë së veturave zyrtare të ATK-së, që të bëje paraqitjen e dëmeve në kompaninë e sigurimeve - për dëmshpërblim duke u bazuar në kushtet e përgjithshme të sigurimit, në bazë të kontratës ndërmjet palëve që kanë sigurime me kompanitë tjera (palës së tretë) për mbulimin e dëmeve ne raste te aksidenteve.
10. Kryen edhe punë të tjera shtesë sipas nevojës dhe kërkesës nga përgjegjësi i tij.

Kërkesat/Kualifikimet:
- Përgaditja e mesme shkollore;
- Patent shoferi të kategorisë “B” ose “C” dhe përvoja e punës e preferuar;
- Të jetë i aftë fizikisht për kryerjen e punës;
- Të posedoi aftësi ndërpersonale;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel,);
- Të mos ketë dosje penale(të vërtetuar me certifikatë nga gjykata kompetente);

Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet mund të merren në Drejtorinë e Përgjithshme te Administratës Tatimore të Kosovës, e cila gjendet në adresën: Këndi i rrugëve ”Bill Klinton” dhe “Dëshmorët e Kombit” p.n. në Prishtinë ose në web-faqen e Administratës Tatimore të Kosovës: www.atk-ks.org tek rubrika e punësimit.

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopje të dëshmive të kërkuara sipas Shpalljes për konkurs dorëzohen në Drejtorinë e Përgjithshme të ATK-së- në Prishtinë ne Zyrën e Burimeve Njerëzore.
Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës, për të cilin konkurroni.
Vetëm aplikacionet zyrtare të Administratës Tatimore do të pranohen.

Njoftimi do te jete i hapur për dorëzimin e aplikacioneve gjer më datën 17.06.2017, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook