Register
X









Log in
X

Company Name

Buçaj Sh.p.k

Phone Number

038/606-300, 038/606-400

Company Place

Lipjan

MENAXHER/E I/E PROGRAMIT TË SHITJES

MENAXHER/E I/E PROGRAMIT TË SHITJES

Information

Publish Date

15.06.2017

End Date

30.06.2017

Categories

Menaxher

Job Places

Prishtinë

Job Description

Korporata Buçaj është në kërkim të njerëzve të ri, entuziastë dhe të motivuar për të udhëhequr me pozitën: Brand Menaxher    
    
Korporata Buçaj, si kompani lidere në tregun e distribuimit,  ofron një ambient dinamik të punës, me mundësi të avancimit profesional dhe zhvillimit të mëtejmë personal si dhekushte të favorshme të punës për tregun e Kosovës.

MENAXHER/E I/E PROGRAMIT TË SHITJES

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
•Përpilon dhe harmonizon planet e shitjes, objektivat dhe strategjitë e brendit  për tregun e Kosovës në koordinim me mbikqyresit e tij dhe prodhuesit.
•Menaxhon, organizon dhe siguron efikasitetin e tërë procesit vijues të punës në fushën e programit të caktuar të shitjes;
•Përgjegjës për arritjen e planeve, objektivave dhe zhvillimin e brendeve në nivele të përcaktuara nga prodhuesit dhe Bordi i Drejtorëve;
•Përpilon planin e furnizimit me mall;
•Kujdeset për organizimin e transportit të mallit për programin të cilin e menaxhon;
•Për cakton planin e shitjes;
•Përcakton kriteret për distribuim të mallit;
•Analizon prezencën  e produkteve në treg;
•Përcjell balancën e domosdoshme mes dinamikës së furnizimeve-shitjes-stoqeve-parave;
•Përcjell dinamiken e shitjes së produkteve sipas muajve, kuartaleve dhe vitit;
•Paraqet të gjitha vërejtjet dhe pengesat e mundshme nga porosia e mallit e deri te pranimi i mallit dhe nga shitja deri te arkëtimi i parave-Ndërmerr masa për zgjidhjen e tyre;
•Përcakton kornizat për mënyrën e prezentimit të mallit në treg;
•Përcakton prezencën e asortimantit të mallit sipas kategorive të shitjes (A,B,C) dhe mbikqyrë prezencën e tyre;
•Bashkëpunon me Departamentin e Marketingut rreth aktivitete te ndryshme promovuese dhe të marketingut;
•Kontrollon tregun (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingunetj);
•Bën vizita në teren, kryen takime me blersat;
•Paraqet raportin e punësnë fund të çdo jave;
•Në baza të rregullta i raporton prodhuesit për shitjen;
•Përcjell inkasimet nga blerësit për programin që e menaxhon;
•Kontrollon dhe verifikon afatin e mallit në depo për programin që menaxhon;
•Përgatit planet përmbikqyrësinsidhembikqyrëatotëpunonjësvetëtjerëtëprogramit (komercialistëtdheshitësit ambulant);
•Kryen vlerësimin e performancës së punonjësve;
•Verifikon nëse është bërë regjistrimi i mallit me rregull i shitësve ambulant ngaana e mbikqyrësit;
•Mban konsultime ditore me punonjësit e programit, si dhe organizon takime të rregullta cdo dite pune;
•Mbikqyrë kontrollimin e raporteve nga JPS;
•Bashkëpunon me kolegët për gjëra të ndryshme në fushën e shitjes dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore ;
•Kryen edhe punë të tjera sipas urdhëresës së Drejtorit apo të Udhëheqësit të Divizionit ndaj të cilëve njëherit është edhe përgjegjës për punën e tij.

 Kualifikimet e kërkuara:
-Të jetë i diplomuar në fakultetin ekonomik, drejtimi administrim biznesi, menaxhment apo në fusha tjera relevante;
-Të posedojë aftësi udhëheqëse dhe të jetë analist i mirë;
-Fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndërrimet eventuale në treg;
-Të jetë energjik, të ketë iniciativë dhe kreativitet duke ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës;
-Të posedoj aftësi të mira interpersonale;
-E domosdoshme njohja eGjuhës Angleze, si në të shkruar ashtu edhe në të folur. Njohja e gjuhës serbo-kroate është përparësi;
-Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet e MS Office.


Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 Qershor2017deri më 30 Qershor 2017

Advertising
Advertising
Facebook