Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë

Phone Number

038 213 327

Company Place

Prishtinë

Pedagog/e shkolle

Pedagog/e shkolle

Information

Publish Date

19.06.2017

End Date

29.06.2017

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, nr. 04/L-032, neni 2 paragrafi 4.1 Udhëzimin Administrativ Nr 34/2014 Funksionimi i shërbimit pedagogjik –psikologjik në shkolla dhe nenit,  neni 9 Udhëzimit Administrativ 06/2015 për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Udhëzimin Administrativ Nr 26/2013 Zgjedhja e nëpunësve për ofrimin e shërbimeve profesionale në institucione edukative – arsimore parauniversitare. Udhëzimit Administrativ 23/2013 për Qendrat Burimore dhe kërkesës nr 3/7-2128 të Qendrës Burimore, Divizioni për Arsim me Nevoja të Veçanta, Shpall;

KONKURS
Për vendin e lirë të punës në Qendrën Burimore për mësim dhe këshillim “Nënë Tereza” në Prizren:

Një pedagog/e shkolle

PUNËT DHE DETYRAT E PEDAGOGUT/ES:
•Mban lidhje me ekipin profesional të shkollës.
•Mbështet mësimdhënësit në realizimin e planprogramit.
•Merr pjesë në hartimin e PIA.
•Bashkëpunon me stafin dhe mësimdhënësit.
•Merr pjesë në takimet me prindër.
•Merr pjesë në vlerësimin nxënësve në QB.
•Kontrollon dhe vlerëson planprogramet e hartuar nga mësimdhënësit.
•Këshillon dhe ndihmon mësimdhënësit në situata te ndryshme.
•Mban dosje për sjelljet edukative të nxënësve.
•Mban dosje pedagogjike për mësimdhënës.
•Këshillon mësimdhënësit në hartimin e planeve të përshtatshme për nxënës.
•I raporton drejtorit për vëzhgimet, monitorimet, mentorimet pedagogjike me mësimdhënës.
•Bashkëpunon me mësuesit udhëtues.
•Merr pjesë në takimet me ekipin bërthamë të Qendrave Burimore.  
•Merr pjesë në monitorime të planifikuara të qendrës së bashku me drejtorin.
•Kryen detyra tjera të caktuara nga drejtori.

KUALIFIKIMI PËR PEDAGOG/E:
•Fakulteti Filozofik – Dega e Pedagogjisë Master, përkatësisht Fakulteti i Edukimit studime katërvjeçare në Degën e Pedagogjisë
•Fakulteti i Filozofik – Dega e Pedagogjisë.

Dëshmi shtesë për fazën e paraseleksionimit:
Certifikata të trajnimeve të akredituara nga MAShT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për vendin e punes sipas konkursit.
Dëshmi e përvojës së punes në institucione arsimore ( vetëm kontrata apo vërtetimi nga punëdhënësi që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës)
Njohja e gjuhës së shenjave e dëshirueshme.

KUSHTET E KONKURSIT

Kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e kandidatëve për mësimdhënës – Përzgjedhja e kandidatëve bëhet duke u bazuar në kriteret e Ligjeve që e rregullojnë fushën e arsimit: Ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, nr. 04/L-032, Udhëzimit Administrativ Nr 34/2014 Funksionimi i shërbimit pedagogjik –psikologjik në shkolla dhe  Udhëzimit Administrativ të MASHT nr. 06/2015 për normativ mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm.
Sqarim shtesë: – Informatat e dhëna në aplikacion konsiderohen të vlefshme vetëm nëse dëshmohen me dokumente, – Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet në MASHT,
Në intervistë ftohen kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit sipas Udhëzimit Administrativ Nr 34/2014 Funksionimi i shërbimit pedagogjik –psikologjik në shkolla dhe Udhëzimit Administrativ të MASHT nr. 06/2015 për normativ mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm.

AFATI DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik.
Formulari i aplikimit i plotësuar ( merret në Qendër Burimore).
Dokumenti personal ( letërnjoftim ose pasaporte).
Diploma e kualifikimit (ose certifikatë) certifikata në vend të diplomës duhet të jetë e noterizuar. Dëshmi që nuk është nën hetime.
Kandidatët dokumentet duhet ti dorëzojnë në Qendrën Burimore përkatëse ku konkurrojnë (Nënë Tereza - Prizren).
Aplikacionet e pakompletuara nuk shqyrtohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook