Register
X









Log in
X

Company Name

Komuna e Mitrovicës

Phone Number

.

Company Place

Mitrovicë

Zyrtar për Biblioteka

Zyrtar për Biblioteka

Information

Publish Date

19.06.2017

End Date

28.06.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Mitrovicë

Job Description

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës dhe nenit 4.2 të Statutit të Komunës, Komuna e Mitrovicës nxjerr:

S H P A L L J E  E  R E K R U T I M I T

Institucioni : Komuna e Mitrovicës së Jugut
Drejtoria: Kulturë, Rini dhe Sport
Titulli i vendit të punës: Zyrtar për Biblioteka 1 – AR/550 (2 vende)
Kategoria funksionale/Grada: NP G-10 (koeficienti 6)
Numri i referencës: JP00027869

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me udhëheqësin për zbatimin e objektivave ne realizmin e shërbimeve ndaj lexuesve ne fushën bibliotekës;
- Jep libra në shfrytëzim dhe rregullon ato sipas rregullave dhe standardeve të bibliotekarisë dhe udhëzon shfrytëzuesit në përdorimin e materialit bibliotekar;
- Bënë sistemimin e librave profesionale në bazë të lëmisë dhe shkencave përkatëse;
- Jep udhëzime palëve për respektimin e afatit ligjor të mbajtjes dhe ruajtjes së librit apo materialit tjetër bibliotekar si dhe pasojat ligjore për mosrespektimin e tij;
- Merr pjesë në grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet;
- Bashkëpunon me institucionet profesionale dhe shkencore me qëllim të hulumtimit, mbledhjes dhe shfrytëzimit të fondit bibliotekar;
- Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme shkollore dhe
aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Shkollimi i kërkuar:
Diplomë universitare në fushën e Filologjisë, Gazetarisë, Komunikimit, Juridik, Ekonomik dhe drejtimet e përafërta.
Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen: Diplomë universitare pa përvojë pune ose Shkolla e Lartë dhe së paku (dy) vite përvojë pune profesionale; Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën përkatëse; Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushën e bibliotekës; Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ; Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale; Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës.

Data e mbylljes së konkursit:
15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.

Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën nr. 10 në Komunën e Mitrovicës. Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës dhe ti bashkëngjiten këto dokumente:
diploma mbi kualifikimin, fotokopja e letërnjoftimit; ekstrakti i lindjes; dëshmi mbi përvojën e punës; dhe certifikata që dëshmojnë njohuri nga fusha përkatëse. Dokumentet duhet të jenë në njërën prej gjuhëve zyrtare të komunës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 049/644655.

”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Kandidatët do të njoftohen edhe përmes telefonit dhe e-mail.

Advertising
Advertising
Facebook