Register
X









Log in
X

Company Name

Komuna e Gjakovës

Phone Number

Company Place

Gjakovë

A n k a n d P u b l i k (shfrytëzimin e pronës së paluajtshme të Komunës)

A n k a n d P u b l i k (shfrytëzimin e pronës së paluajtshme të Komunës)

Information

Publish Date

28.06.2017

End Date

27.07.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Gjakovë

Job Description

 Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Direktorijat za Kulturu, Omladinu i Sport

Directorate of Culture, Youth and Sports

Në bazë të vendimit NR 011-23755 dt. 03/05/2016, të miratuar nga Asambleja Komunale, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke u bazuar në autorizimin e Komisionit për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale nr.2288-1

Publikon

A n k a n d   P u b l i k

Ftohen të gjithë personat fizik (pronar të bizneseve individuale) dhe juridik që janë të interesuar për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme të Komunës në afat prej 10 viteve, të aplikojnë në AnkandinPublik duke respektuar procedurat si më poshtë:

Qëllimi:

Qëllimi i dhënies në shfrytëzim të përkohshëm është:

  • Funksionalizimi i objektit të Tabhanës – krijimi i një ambienti të përshtatshëm për qytetarët e vendit, por edhe ata të huaj të cilët do ta vizitojnë këtë objekt, i cili ndodhet nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe që tashmë prezanton traditën tonë muzikore.
  • Të funksionalizohet Muzeu i Muzikës (kati i dytë në Tabhane);
  • Të krijohet një ambient i përshtatshëm për qytetarë.

Përshkrimi:

a)   Kati përdhesë i objektit me sipërfaqe 121.331 m2. (sipas inçizimit të bashkangjitur në dosje);

b)   Në katin e dytë të këtij objekti, gjendet Muzeu i Muzikës;

c)   Kati përdhesë do të lëshohet për shfrytëzim si hapësirë shumë-funksionale apo Qendër kulturore (rekreative, artistike dhe argëtuese) me aktivitete muzikore (studio, instrumente, kor e orkestër), art figurativ, dizajn, vallëzim, teatër, edukim jo-formal etj.që përkojnë e ndërlidhen me veprimtarinë e muzeut dhe objektit të trashëgimisë dhe që më pas do të kthehen në potencial, vlerë artistike e shtuar e Komunës, duke e pasuruar dhe ndërlidhur bashkërisht kalendarin kulturor, nëpër datat e shënuara vjetore.

d)   Kompenzimi apo shfrytëzimi në baza mujore është e ndarë nëtri kategori:

  1. Qiraja 100 euro në muaj (çmimi fillestar)
  2. Kompensimin e të ardhurave mujore për dy punonjës profesional (me fakultet të muzikës dhe trashëgimisë) të Muzeut, me orar të shkurtuar 5 (pesë) orë, sipas kritereve të përcaktuara me rregulloren dhe udhëzimet në fuqi.(nuk përfshihen punëtorët të cilët do të punojnë në katin përdhesë).
  3. Pagesa e të gjitha komunalive që ndërlidhen me objektin.

e)   Brenda objektit të Tabhanës investimi të bëhet sipas tërësisë së kompleksit (udhëzimeve nga departamenti për trashëgimi kulturore) respektivisht, ruajtjes së origjinalitetit dhe inventarizimi të jetë i lidhur me fushën e kulturës.

f)    Çdo investim duhet të miratohet nga DKRS e Komunës së Gjakovës, ose me komisionin e formuar në kuadër të kontratës.

g)   Shfrytëzimii hapësiravetë jashtme duhet të miratohet paraprakisht nga DUM-i, në bazë të rregullores për shfrytëzimine hapësirave të jashtme.

h)   Orari i punës të jetë sipas rregullores komunale në fuqi.

i)    Vlera e çmimit fillestar është bazë e përcaktimit të çmimit.

j)   Nuk lejohet të bëhet ndonjë destinim tjetër përveç atij që është përcaktuar më lartë.

k)  Objekti duhet të përdoret(shfrytëzohet) me raste edhe në ditët e veçanta e të shënuara kalendarikepër aktivitete të rëndësishme kulturore, promovim të trashëgimisë dhe turizmit, ku bartës i aktiviteteve është komuna – përkatësisht DKRS.

l)  Funksionalizimi i objektit duhet ti përmbahet standardeve bashkëkohore të sigurisë dhe mirëmbajtjes.

m) Në objekt duhet investuar sipas dokumentacionit në bazë të të cilit është lëshuar leja dhe janë plotësuar kushtet e veçanta të cilat i përcakton Kuvendi Komunal.

n) Shfrytëzuesii komplet objektit, duhet të bëjë sigurimin fizik dhe me kamera, sipas standardeve të sigurimit të objekteve.

o) Kohëzgjatja e implementimit të investimit dhe funksionalizimit duhet të përfundoj për 3 muaj nga nënshkrimi i kontratës.

Personat fizik apo juridik duhet të prezantojnë:

1)      Biznes planin (Planin afarist) – i formës së shkurtuar ku ndër të tjera paraqiten:

  • Vlera e investimeve, një listë e komponentëve përbërës (pra punëve–paramasa me parallogaritë) në kuadër të një investimi total me vlerat përkatëse dhe vlera totale e investimit;
  • Kohëzgjatja e kompletimit të investimeve
  • Projektin për funksionalizimin e hapësirave

2)      Kërkesat e përshtatshmërisë profesionale:

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit.
  • Dëshmitë mbi kryerjen e obligimeve tatimore së paku deri në tremujorin e fundit para dorëzimit të ofertës.
  • Vërtetimin e tatimit në Pronë.
  • Lista e referencave.
  • Të ofroj dëshmitë financiare (si psh. Deklarata nga banka, kapitali vetanak, etj.).
  • MEMO me OJQ (Nëse në aktivitetet e parapara në biznes plan, parashihet zbatimi i tyre përmes partnerit-OJQ-së)
  • Shfrytëzuesi i Tabhanës (fitues i ankandit) - i regjistruar si biznes individual, duhet të bashkëpunojë me DKRS-në, sektorin e kulturës për promovimin dhe mekanizmat menaxhues të muzeut, për arsye të përshtatshmërisë së standardeve dhe rregulloreve të përcaktuara për menaxhimin e trashëgimisë kulturore, përkatësisht të përpilohet një plan vjetor dinamik i punës.

4)      Periudha e vlefshmërisë së ankandit publik do të jetë 30 ditë kalendarike, përkatësisht nga 28.06.2017– 27.07.2017

Ofertat duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në zyrën nr.2, në Pallatin e Kulturës, 1 origjinal dhe 2 kopje.

Për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni në +386 0 49 920 880 ose në email adresën gjakova.ic@rks-gov.net

Expired

Advertising
Advertising
Facebook