Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Financave

Phone Number

038/200/34/299

Company Place

Prishtinë

Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit

Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit

Information

Publish Date

05.07.2017

End Date

18.07.2017

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Ministri i Financave, në përputhje me paragrafin 5 dhe 6, të nenit 4 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-221, Ligjin Nr. 04/L-116, me Ligjin Nr. 04/L-194, me Ligjin Nr. 05/L-063 dhe me Ligjin Nr. 05/L-007, me qëllim të emërimit të Drejtorit të përgjithshëm të Thesarit, shpallë:

Konkurs

Përshkrimi i vendit të punës

Titulli i pozitës: Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit
Nr. Referencës: 01/2017/Th/MF
I raporton: Ministrit të Financave

Përmbledhje e përgjithshme:
Thesari është strukturë administrative e Ministrisë së Financave, që vepron me autonomi substanciale dhe është përgjegjës për menaxhimin e Fondit të Republikës së Kosovës. Kompetencat e tij Thesari i ekzekuton duke siguruar menaxhimin e mirë të parasë publike, duke siguruar mjedis transparent dhe informativ të financave, duke ekzekutuar rregullisht Buxhetin e Republikës së Kosovës sipas legjislacionit në fuqi, duke zhvilluar dhe mirëmbajtur parashikimet dhe menaxhimin e rrjedhës së parasë për të maksimizuar përdorimin e parasë publike dhe duke përmbushur të gjitha përgjegjësitë tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Në përputhje me paragrafin 5 dhe 6, të nenit 4 të Ligjit Ligji Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-221, Ligjin Nr. 04/L-116, me Ligjin Nr. 04/L-194, me Ligjin Nr. 05/L-063 dhe me Ligjin Nr. 05/L-007, dhe mbështetur në legjislacionin përkatës të shërbimit civil të Republikës së Kosovës, Ministri i Financave ka kompetencë ligjore për të shpallur konkursin për Drejtor të Thesarit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
•Dhënia e ndihmës Ministrit, sipas të gjitha kërkesave të raportimit sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe ligjeve tjera të zbatueshme;
•Menaxhimi i granteve të donatorëve dhe palëve tjera të jashtme, që i japin përkrahje Thesarit.
•Ushtrimi i kontrollit dhe përgjegjësisë mbi zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemit kontabël të menaxhimit financiar.
•Dhënia e udhëzimeve dhe trajnimit për zëvendësit e tij dhe nëpunësit tjerë të Thesarit.
•Ushtrimi i kontrollit mbi linjën e veçantë buxhetore të dhënë në tabelat e Buxhetit.
•Themelimi dhe mirëmbajtja e llogarive bankare të Buxhetit të Republikës së Kosovës.
•Alokimet e fondeve për organizatat buxhetore në pajtim me ndarjet buxhetore të bëra për ato organizata buxhetore.
•Sigurimi i barazimit të llogarive financiare me llogaritë fiskale dhe me gjendjen e parave dhe ndarja e informatave mbi llogaritë financiare të të gjitha organizatave buxhetore me auditorin e përgjithshëm për qëllime auditimi.
•Dhënia e mendimeve dhe këshillave lidhur me huamarrjet publike;
•Dhënia e këshillave lidhur me ndarjet buxhetore të propozuara që autorizojnë grantin për një autoritet të përcaktuar;
•Përgjegjësitë tjera të parashikuara me Ligj.

Kualifikimet profesionale dhe përvoja e punës:
•Diplomë Universitare në ekonomi, administrim biznesi, financa, apo menaxhment. Posaçërisht inkurajohen kandidatët me kualifikime përtej studimeve bachelor ne fushat e lart cekura;
•Njohuri të larta në funksionimin e përgjithshëm të sistemit të menaxhimit të financave publike dhe të Thesarit;
•Së paku 5 vite në pozitë drejtuese në sektorin publik apo në atë privat;
•Njohuri të konsiderueshme të sistemit bankar dhe të proceseve buxhetore të sektorit publik si dhe aftësi për menaxhim të sistemit financiar publik;
•Njohuri në përdorimin e kompjuterëve dhe të softuerëve të ndryshëm; dhe
•Njohja e gjuhës angleze e preferueshme.

Aftësitë personale
•Integritet të lartë moral;
•Aftësi të shkëlqyera menaxheriale;
•Aftësi të vendimmarrjes së shpejtë dhe në kuadër të kornizave ligjore, në situata specifike;
•Shkathtësi për të punuar në një ambient të orientuar në rezultate; dhe
•Shkathtësi për të punuar nën presion;

Dokumentacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon:
•Biografinë (CV);
•Dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i);
•Kopjen e dokumentit identifikues,
•Dëshminë e përvojës së punës,
•Certifikatën me të cilën dëshmohet që ndaj kandidatit nuk është duke u zhvilluar procedurë penale; dhe
•Letrën motivuese, që ofron shpjegime të qarta se si përvoja dhe aftësitë e aplikantit përputhen me kërkesat e rolit.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kati 12-të, në Arkivin e Ministrisë së Financave.

Emrat e kandidatëve që do të ftohen në intervistë do të kontaktohen individualisht. Ministria e Financave ofron mundësi të barabarta punësimi për femrat dhe pakicat.

Afati i konkurrimit është prej datës 04.07.2017 deri me datë 18.07.2017, deri në orën 16:00.
Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen, ndërsa aplikacionet e që nuk përmbajnë dëshmitë e nevojshme të kërkuara më lartë, nuk do të shqyrtohen nga komisioni përkatës.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook