Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Udhëheqës i Departamentit - LI/010 / JP00016134

Udhëheqës i Departamentit - LI/010 / JP00016134

Information

Publish Date

05.07.2017

End Date

17.07.2017

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Ministria e Shëndetësisë/ Ministarstvo Zdravstvoa/ Ministry of Health

KONKURS


Departamenti: Departamenti i Ligjor

Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Departamentit - LI/010 / JP00016134
Kategoria funksionale/Grada: 4 – (Koeficienti 10)
Raporton: Sekretari i Përgjithshëm
Nr. Referencës: MSh-014/07/17

Qëllimi i vendit të punës:
Sigurimin e shërbimeve juridike dhe këshilluese ligjore për të siguruar menaxhim efektiv të rreziqeve ligjore dhe kontraktuale si dhe hartimit të legjislacionit primar dhe sekondar.

Detyrat kryesore:
1.Udhëheqë departamentin/drejtorin dhe cakton objektivat e tij në pajtim me objektivat strategjike të institucionit dhe harton plane të punës vjetore të detajuara për përmbushjen e këtyre objektivave; 20%
2.Menaxhon me burimet njerëzore dhe financiare të departamentit/drejtorisë si dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek varësit e tij , ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore; 15%
3.Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime/ përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;15%
4.Ofron përkrahje në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i institucionit dhe siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit; 15%
5.Siguron harmonizimin e legjislacionit të institucionit me legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i institucionit sipas kërkesës;10%
6.Është përgjegjës për hartimin e planit legjislativ në konsultim me drejtuesin e lartë dhe udhëheqësin politik të institucionit si dhe njësit tjera organizative; 10%
7.Bashkëpunon me ministrinë e drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në konteste gjygjsore dhe koordinon aktivitetet legjislative me institucionet tjera, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës; 10%
8.Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara; 5%.

Procedurat e konkurrimit: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e kërkuar dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave, çdo dëshmi e përvojës se punës jashtë institucioneve publike ti bashkëngjitet edhe pasqyra e llogarisë nga Trusti, te gjitha dokumentet dhe dëshmitë ti bashkëngjiten aplikacionit kopje.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Drejtësi.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
•Shtatë (7) vite përvojë pune profesionale, përfshirës së paku katër (4) vite në pozitë drejtuese.
•Njohuri dhe përvojë substanciale në hartimin e politikave dhe akteve ligjore;
•Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
•Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
•Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
•Qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
•Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 21/2012 Për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civilë dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës.

Data e mbylljes së konkursit: 17/07/2017

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren ne recepcion dhe dorëzohen në zyrën nr. 23 , Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038-21-276
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook