Register
X









Log in
X

Company Name

Banka Ekonomike SH.A

Phone Number

038 500 500

Company Place

Prishtinë

Specialist i Pajtueshmërisë

Specialist i Pajtueshmërisë

Information

Publish Date

06.07.2017

End Date

20.07.2017

Categories

Bankë

Job Places

Prishtinë

Job Description

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Specialist i Pajtueshmërisë  (1 vend pune)

Departamenti i AML-së dhe Pajtueshmërisë

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Performon detyrat në Zyrën Qendrore në përputhje me përshkrimin e detyrave të punës;
  • Siguron që Bordi i Drejtorëve, menaxhmenti dhe punonjësit e bankës veprojnë në përputhje me ligjet dhe rregulloret, që kanë të bëjnë me veprimtaritë bankare;
  • Siguron që politikat dhe procedurat e bankës janë në përputhje me ligjet dhe rregulloret, që kanë të bëjnë me veprimtaritë bankare;
  • Raporton rezultatet dhe i përcjellë planet e veprimit në pajtim me procedurat dhe politikat e pajtueshmërisë;
  • Këshillon dhe informon vazhdimisht Bordin e Drejtorëve, ose komitetin për pajtueshmëri në kuadër të Bordit, dhe menaxhmentin, lidhur me zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me veprimtaritë bankare, si dhe politikave dhe procedurave të bankës;
  • Siguron shpërndarjen e informacionit të lidhur me pajtueshmërinë tek punonjësit e bankës për të siguruar njohjen e kërkesave të pajtueshmërisë;
  • Kujdeset për monitorimin dhe testimin e pajtueshmërisë dhe raportimin tek menaxhmenti dhe Bordi i Drejtorëve për mos-pajtueshmërinë e përcaktuar dhe veprimet korrigjuese të ndërmarra për tejkalimin e tyre;
  • Kontribuon në përmirësimin e efikasitetit të punës duke dhënë rekomandime nga puna në fushën e pajtueshmërisë;
  • Bënë vlerësimin e ndikimit të mundshëm të ligjeve dhe rregulloreve të reja në operacionet bankare;
  • Kryen dhe punë të tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi direkt nga fusha e pajtueshmërisë dhe ato që ndërlidhen me rregulloren për qeverisjen korporative të bankave;

Kualifikimet;

  • Të ketë Diplomë Universitare në Banka, Financa, Juridik apo ngjashëm. Përparësi do të kenë kandidatët me diplomë të Juridikut;
  • Të ketë shkathtësi analitike dhe vlerësuese;
  • Të ketë përvojë pune në institucione financiare minimum 5 vite. Përvoja në fushën ë pajtueshmërisë do të ketë përparësi;
  • Të ketë njohuri të gjëra të ligjeve dhe rregulloreve me të cilat banka është e detyruar të veprojë;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze dhe Shqipe;
  • Aftësi për punë ekipore.

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes emailit; hrd@bekonomike.com

Afati i aplikimit është deri më datë 20 Korrik  2017 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook