Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Phone Number

038-200 36-578

Company Place

Prishtinë

Mbikëqyrës i projekteve kapitale në kuadër të KIESA-s - konstruktiv

Mbikëqyrës i projekteve kapitale në kuadër të KIESA-s - konstruktiv

Information

Publish Date

11.07.2017

End Date

17.07.2017

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, neni 12, paragrafi 4, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bën:

RISHPALLJE E KONKURSIT

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë-KIESA
Titulli i vendit të punës: Mbikëqyrës i projekteve kapitale në kuadër të KIESA-s - konstruktiv
Paga bruto: 450€
Numri i zyrtarëve – 1
Lloji i kontratës: “ Marrëveshje për shërbime të veçanta” kohëzgjatje 6 muaj
Datë: 11.07.2017
________________________________________________________________________________
Detyrat dhe përgjegjësitë:
•Të mbikëqyrë, kontrollojë, dhe verifikojë zbatimin në terren të kontratave për projektet kapitale të KIESA-së,
•Vërteton ekzekutimin e punimeve dhe harton raporte me fotografi për punët e realizuara në terren, si dhe raporton në baza javore, e në raste të veçanta edhe më shpesh,
•Kontrollon, shqyrton dhe vërteton situacionetpër punët e realizuara sipas projekteve në fushën e ndërtimit, si dhe harton raportet për pagesa të situacioneve, nënshkruan, kompleton lëndët dhe procedon për pagesë,
•Kontrollon, dhe në raste të veçanta korrigjon projektet që do të investohen, si dhe paramasat dhe parallogaritë në kuadër të tyre, si dhe informon KIESA-në për ecurinë e punimeve, për problematikat dhe defektet që mund të paraqiten gjatë ekzekutimit të punimeve, si dhe jep rekomandim për përmirësime,
•Kontrollon ditarët e punës dhe librin ndërtimor, jep komentet / vërejtjet nëse paraqitet nevoja, si dhe monitoron planet dinamike dhe aplikon ndëshkimet nëse paraqitet nevoja. Po ashtu ndërpret procesin e punës në raste të shkeljes ose mosrespektimit të kushteve teknike të projektit dhe problematikave tjera që kanë të bëjnë me ekzekutim të projektit,
•Ndjek nga afër ecurinë e vazhdueshme të punës gjatë të gjitha fazave të projektit, si dhe të gjitha elementeve tjera në mënyrë që të jenë funksionale dhe sipas standardeve ,
•Mbikëqyr pranimet teknike të projekteve, jep vërejtje nëse ka, si dhe komentin/rekomandimin përfundimtar.
•Punë dhe detyra tjera sipas kërkesës së eproreve për projektet në kuadër të institucionit.

Kualifikimet për këtë vend të punës:
•Diplomë Universitare, së paku bachelor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës- drejtimi Konstruktiv,
•Tre (3) vjet përvojë në lëmin përkatës,
•Të ketë aftësi në organizim, komunikim dhe në përcaktimin e prioriteteve të punëve,
•Gatishmëri për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe më pak mbikëqyrje,
•Të njohë MS Office dhe Internetin.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë zotësi të plotë për të
vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit: 6 muaj

Data e mbylljes së konkursit: 17.07.2017

Paraqitja e kërkesave
Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga webfaqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më: 17.07.2017.Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook