Register
X









Log in
X

Company Name

Komuna e Gjilanit

Phone Number

Company Place

Gjilan

Udhëheqës i sektorit administrativ

Udhëheqës i sektorit administrativ

Information

Publish Date

11.07.2017

End Date

17.07.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Gjilan

Job Description

Në bazë nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 paragrafi. 1 të Ligjit mbi Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-149, nenit 15 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin civil , Komuna e Gjilanit shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e pozitëssë punës:

Drejtoria për Urbanizëm,Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit

Lloji i pozitës : Udhëheqës i sektorit administrativ
Kat. Funksionale: Niveli drejtues
Koeficienti: 7.5
Lloji i pozitës: KARRIERËS
Orari i punës: I plotë
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori
Procedura e aplikimit: I jashtëm
Nr. i referencës:JP00029378

Qëllimi i vendit të punës: Udhëheqja me punën e sektorit dhe koordinimi i punëve brenda sektorëve të drejtorisë

Detyrat dhe përgjegjësit:
•Udhëheq me punën e sektorit dhe koordinon punët me sektorët tjerë në kuadër të Drejtorisë;
•Kujdeset dhe është përgjegjës për kryerjen me kualitet,në mënyrë të rregullt dhe në tërësi të punëve të sektorit;
•Ndihmon drejtorin në kryerjen e punëve nga fushëveprimi i drejtorisë;
•Është përgjegjës për zbatimin dhe interpretimin e ligjeve dhe akteve tjera juridike të aplikueshme;
•Përgatit të gjitha llojet e shkresave,projektvendimeve, aktvendimeve, konkluzave, kontratave tipike, formularëve dhe akteve tjera të natyrës juridike dhe jep këshilla juridike;
•Udhëheq procedurat e lëshimit të lejeve;Bashkëpunon me Kuvendin e Komunës,Organet dhe trupat e tija punuese nga fushëveprimi i drejtorisë;
•Merr pjesë në komisione të ndryshme profesionale
•Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i drejtorisë.

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:
•Diplomë universiteti, fakulteti juridik, 4 vite përvojë pune profesionale pas diplomimit
•Njohja e mirë e ligjeve,rregulloreve nga fusha e ndërtimit
•Aftësi menaxhuese, komunikuese dhe puna në grup
•Njohja e punës me kompjuter,
•Trajnime të ndryshme profesionale

Për pozitën e cekur më lartë zbatohet puna provuese prej dymbëdhjetë (12) muajve konform nenit 20 paragrafi 2 të LSHCK dhe nenin 4 të Rregullores nr. 02/2011 për punën provuese të nëpunësve civil.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (foto kopje) si vijon:
1.dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje e noterizuar ,ndërsa e nostrifikuar në MASHT nëse kandidati e ka kryer shkollimin jashtë Republikës së Kosovës
2.dëshmi mbi përvojën e punës,
3.certifikatat për trajnime dhe njohje të punës me kompjuter,
4.dokumentin e identifikimit
5.certifikatën se nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve

Afati për pranimin e aplikacioneve zgjatet edhe për 7 ditë kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen për testim dhe intervistë përmes emailit.
Shërbimi Civilë i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale,siç parashihet në nenin 11 të Ligjin mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

 

Expired

Advertising
Advertising
Facebook