Register
X









Log in
X

Company Name

Beni Dona Plast shpk

Phone Number

038/500-893

Company Place

Prishtinë

Jurist/e i/e diplomuar

Jurist/e i/e diplomuar

Information

Publish Date

12.07.2017

End Date

20.07.2017

Categories

Komunë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Shoqëria “Beni Dona Plast” Sh.p.k., me seli në Prishtinë, me numër të regjistrimit të biznesit 70238636, adresa: Rr. Imzot Nikë Prelaj pn. Ulpianë Prishtinë duke u bazuar në dispozitat e nenit 8 të Ligjit të Punës, Ligji Nr.03/L- 212. Statutin e Shoqërisë dhe nenin 7 tëAktit të Brendëshëm për Marrëdhënije Pune publikon këtë:

KONKURS

Per këtë vend të lirë pune:

1. Jurist/e i/e diplomuar (1 pozitë).

Përshkrim i detyrave të punës për kandidatët e interesuar për aplikim për vendin e punës Jurist/e i/e Diplomuar:

-  Përpilon kontrata dhe aneksa për nevoja të  Kompanisë;

-  Përpilon propozime për përmbarim, ankesa e parashtresa të ndryshme të nevojshme për mbrojtjen e interesave të Kompanisë, në të gjitha procedurat e caktuara ligjore;

-  Përfaqëson Kompaninë  me autorizim në gjykata, organe të tjera të jurisprudences dhe organe administrative e shtetërore;

-  Përcjellë dispozitat ligjore dhe jep mendime e këshilla juridike;

-  Përpilon rregullore të ndryshme, vetëm apo në bashkëpunim me të punësuarit e tjerë të Kompanisë, si anëtarë i ndonjë grupi punues;

-  Sipas urdherit të drejtorit të Shërbimit kryen edhe punët të tjera nga fushëveprimi i vendit të tij të punës dhe të Shërbimit dhe që janë caktuar me akte të ndryshme të kompanisë;

-  Menaxhon me rregull conform ligjit dhe në perputhje me standartet e kompanisë sonë rekrutimet e punonjesve, pergaditjen e dokumentacionit  sipas ligjit dhe percjelljë në vazhdimësi cdo lëvizje të stafit;

Kushtet e kërkuara:

-  Kërkohet diplomë Universitare në Juridik- 4 vjeqar apo Master

-  Përvojë paraprake profesionale Jurist se paku dy vite;

-  Njohuri mbi terminologjinë juridiko - ligjore;

-  Njohje e mirë e legjislacionit në Kosovë;

-  Të ketë etikë profesionale dhe të jetë në gjendje të punoj nën npresion; 

-  Njohuri pune me kompjuter, e domosdoshme; 

-  Të ketë njohuri të rrjedhshme të gjuhës angleze dhe shqipe, në të folur dhe shkruar; 

-  Aftësi të mira organizative dhe komunikuese; 

-  Posedimi i patent shoferit i preferuar.

Paraqitja e Kërkesave:

Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e Administratës Qëndrore të “Beni Dona Plast” Sh.p.k. Prishtinë, Ulpianë, Rr. Imzot Nikë Prelaj pn.kati i IV, ku është bërë shpallja e konkursit dhe të dorëzohen së bashku me CV dhe referenca në Sektorin e Burimeve Njerëzore apo recepcion të Kompanisë çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00 deri me 20.07.2017 po në këtë adresë. Aplikacionet mund të dorëzohen dhe në e-Mail adresë: aplikobenidona@hotmail.com

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel: 038 500-893

Konkursi është i hapur 8 (tetë) ditë, duke llogaritur nga dita e publikimit, pra nga data 12.07.2017 dhe i njejti mbyllet me date 20.07.2017 .

Mirëpresim aplikacionet tuaja.

Beni Dona Plast Shpk

Expired

Advertising
Advertising
Facebook