Register
X









Log in
X

Company Name

BP HOME INVESTMENT

Phone Number

+381 38 220 140

Company Place

Prishtinë

Teknik të Teknologjisë Informative / Teknik të Help Desk-ut

Teknik të Teknologjisë Informative / Teknik të Help Desk-ut

Information

Publish Date

12.07.2017

End Date

20.07.2017

Categories

IT & Dizajn

Job Places

Prishtinë

Job Description

BP Home Invest për nevoja të kompanisë shpallë konkurs për Teknik të Teknologjisë Informative / Teknik të Help Desk-ut

Në një ambient dinamik të punës me mundësi të zhvillimit profesional në karrierë.

I raporton: Udhëheqësit të Divizionit të TI-së

Zyrtari/ja për IT Helpdesk do të mirëmbajë pajisjet kompjuterike duke analizuar kërkesat e shfrytëzuesve, zgjidh problemet që kanë me shfrytëzimin e pajisjeve që janë në domenin e teknologjisë informative, instalon harduerin, ofron zgjidhje të ndryshme softuerike dhe mirëmban sistemin për gjenerimin e kërkesave të IT Helpdesk-ut.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

- Ofrimi i përkrahjes dhe zgjidhja e problemeve të natyrës së teknologjisë informative tek shfrytëzuesit si në aspektin softuerik po ashtu harduerik;

- Monitorimi dhe përgjigjja e kërkesave që vijnë nga sistemi i helpdesk-ut;

- Modifikimi i konfigurimeve, instalimi i softuerëve dhe përditësimi i tyre në baza të rregullta në kompjuterët e shfrytëzuesve;

- Mbajtja e dokumentacionit mbi zgjidhjet që ofrohen;

- Asistimi i shfrytëzuesve të rinj në lëminë e teknologjisë informative;

- Instalimi i printerëve, fotokopjeve dhe konfigurimi i tyre në rrjet;

- Mban listën e inventarizimit për të gjitha paisjet e teknologjisë informative, softuerëve dhe licensave që përdoren brenda BP Home Invest LLC-së;

- Raporton çështje tjera dhe sipas rastit, i ngritë ato në nivel të administratorëve;

- Asiston shfrytëzuesit në të gjitha problemet nga natyra e teknologjisë informative;

- Rregullimin e prishjeve harduerit që përdoret në BP Home Invest LLC (kompjuterë, laptopë, printerë, fotokopjues,modema, routera, switch, access point) ose dërgimin e tyre tek operatoret ekonomik të kontraktuar nga kompania;

- Bën zgjerimine rrjeteve kompjuterike duke bërë instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve përcjellëse në bazë të nevojave;

- Aftësitëmirakomunikimi, energjik, pedant nëmbajtjen e marrëdhënievetëmira;

- Detyra tjera që i caktohen nga përgjegjësit në hierarkinë e Departamentit të Teknologjisë Informative.

Kualifikimet dhe përvoja:
- Diplomë universitare ose certifikime përkatëse që lidhen me rolin e Helpdesk-ut, siç janë ose të barasvlershme: CompTIA, MCDST (Microsoft Certified Desktop Support Technician), MCTS (Microsoft Certified Technology Specialist);

- Përvojë një vjeçare në Helpdesk;

- Njohja e gjuhës angleze është obligative.

- Mosha e rekomanduar deri 26 vjeç.

Procedura e Aplikimit - Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë në info@bp-home.com dokumentet e mëposhtme:

- CV-në;

- Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;

- Referenca;

- Kopjet e diplomave dhe certifikimeve ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;

- Dëshmi mbi identitetin;

Afati i fundit për aplikim: E enjte, 20 Korrik 2017 ora 00:00.

Duke ju falënderuar për aplikim ju njoftojmë se vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të kontaktohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook