Register
X









Log in
X

Company Name

Komuna e Gjakovës

Phone Number

Company Place

Gjakovë

Zyrtar për Planifikim dhe Zhvillim

Zyrtar për Planifikim dhe Zhvillim

Information

Publish Date

03.08.2017

End Date

17.08.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Gjakovë

Job Description

REPUBLIKA E KOSOVËS/ REPUBLIKA KOSOVO/ REPUBLIC OF KOSOVO

 KOMUNA E GJAKOVËS

OPŠTINA ĐAKOVICA/ MUNICIPALITY OF GJAKOVA

Zyra e Personelit

01 Nr.111/01-16910dt. 03/08/2017

Gjakovë

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Cvil, dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës nxjerr:

S H P A L L J E   E   R E K R U T I M I T

Departamenti:

Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit

Titulli i vendit të punës:

Zyrtar për Planifikim dhe Zhvillim

Niveli i pagesës:

sipas koeficientit 7.0

Numri i ekzekutuesve:

2 (dy)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;

-  Analizon rregulloret, standardet dhe procedurat në fushën e planifikimit dhe zhvillimit dhe rekomandon përmirësimin e proceseve nëse është e nevojshme;

-  Shqyrton dhe vendos lidhur me kërkesat e pranuara për planifikim;

-  Në raste të caktuara del në terren për shikim dhe incizim të gjendjes faktike;

-  Analizon gjendjen në teren dhe në bazë të gjendjes reale i propozon sektorit të planifikimit dhe zhvillimit urban hapat e mëtejmë të zgjerimit të zonës urbane;

-  Koordinon dhe harmonizon dokumentet e planifikimit hapësinor të nivelit lokal me atë qendror, përkatësisht me Planin Hapësinor të Kosovës dhe dokumentet tjera strategjike sektoriale;

-   Bashkëpunon në hartimin e dokumentacionit lidhur me planifikimin hapësinor, si të Planit Zhvillimor Komunal, Hartës Zonale Komunale, Planeve Rregulluese të Hollësishme brenda territorit të Komunës dhe planeve tjera nga legjislacioni në fuqi;

-  Përcjellë dhe zbaton ligjet dhe rregulloret nga fusha e planifikimit hapësinore dhe ndërtimit;

-  Ndihmon udhëheqësin e sektorit në të gjitha punët nga përgjegjësia e sektorit;

-  Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurrim:

Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës.

Procedura e konkurrimit: e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit civilë ekzistues. 

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare (fakulteti i arkitekturës, urbanistikës ose ndërtimtarisë).

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

- 2 vite përvojë pune profesionale (përvoja e punës pas datës së diplomimit); 

- Njohuri dhe përvojë në fushën e ndërtimeve të larta dhe të ulëta

- Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;

- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;

- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;

- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit, Autocad apo Archicad, dhe Q-GIS).

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin mbështeten në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës nr. 03/L-149  dhe Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit. 

Kohëzgjatja e emërimit: në kohë të pacaktuar;

Puna provuese: 12 muaj.

Dokumentet e kërkuara:

-Diploma mbi kualifikimin - diplomat e lëshura nga institucionet arsimore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuar (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (kopje); Certifikata që nuk jeni nёn hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

Afati i konkursit:

Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga data e publikimit(nga 03/08/2017deri 17/08/2017).

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhes në ndërtesa e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “Nëna Terezë” nr. 469, 50000 Gjakovë, Zyra Personelit, Kati II.

Aplikimi mund të bëhet edhe online përmes e-punësimit në ëëë.gjakovaportal.com

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet ne nenin 11. paragrafin 3 të Ligjit nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

REPUBLIKA E KOSOVËS/ REPUBLIKA KOSOVO/ REPUBLIC OF KOSOVO

KOMUNA E GJAKOVËS

OPŠTINA ĐAKOVICA/ MUNICIPALITY OF GJAKOVA

Kacelarija Osoblja

01 Br.111/01-16910  dt. 03/08/2017

Ðakovica

Na osnovu člana 11 i 18 Zakona br.03 / L-149 o Civilnoj Službi Republike Kosova, Pravilnika br. 02/2010 o Procedurama Zapošljavanja u Civilnoj Službi, i člana 2. stav 2. Statuta Opštine, Opština Đakovica objavljuje:

O G L A S   R E G R U T O V A N J A

Odeljenje:

Direktorijat za Urbanizam i Zaštitu Životne Sredine

Naziv Radnog Mesta:

Zvaničnik za Razvoj i Planiranje

Nivo plate:

Na osnovu koficijenta 7.0

Broj konkuriranja:

2 (dva)

Zadaci i Obaveze:

-  Dizajnira i razvija planove rada, u skladu sa nadležnim za realizaciju zadataka određenih na bazi ciljeva jedinice i daje preporuke u vezi sa realizacijom tih ciljeva;

-  Analizira propise, standarde i procedure u oblasti procesa planiranja i razvoja i predlaže poboljšanja ako je to potrebno;

-  Ispituje i odlučuje o primljenim  zahtevima za planiranje;

-  U nekim slučajevima izlazi na terenu za gledanje i snimanje stvarnog stanja;

-  Analizira situaciju na terenu i na osnovu realne situacije predlaže urbanom sektoru planiranja i razvoja, sledeče korake za proširenje gradskog područja;

-  Koordinira i usklađuje prostorna planska dokumenta lokalnog nivoa sa centralnim, odnosno Prostornog Plana Kosovai drugih sektorskih strateških dokumenata;

-  Sarađuje u izradi dokumenata vezanih za prostorno planiranje, kao i Plana Razvoja Opštine, Opštinske Zonirane Mape, Detaljnih Regulacionih Planova unutar teritorije opštine i drugim planovima od strane zakona na znasi;

-  Prati i sprovodi zakone i propise iz oblasti prostornog planiranja i izgradnje;

-  Pomaže rukovodioca sektora u svim oblastima odgovornosti sektora;

-  Obavlja i druge poslove u skladu sa zakonima i propisima koji se mogu tražiti na razumni način

-  s'vremena na vreme od strane nadležnog;

Uslovi učestvovanja u regrutiranju:

Pravo na zaposlenje imaju sva punoletna lica koja imaju sposobnost delovanja, imaju građanska i politička prava, imaju potrebnu školsku spremu i potrebnu sposobnost za izvršavanje radnih dužnosti.

Procedure konkurisanja: otvorene za vanjske kandidate kao i za posotječe (civilne) službenike.

Potrebno Obrazovanje: Univerzitetska Diploma (fakultet arhitekture, urbanizma ili građevinarstva).

Sposobnosti  iskustvo i ostali atributi:

- 2 godina profesionalnog iskustva (radnog iskustva nakon diplomiranja);

- Znanje i iskustvo u oblasti visoke i niske izgradnje;

- Veštine u komunikaciji, planiranju rada i timskog liderstva;

- Istraživačke veštine, analitičke, vrednovanje i formulisanje preporuka i saveta;

- Sposobnost za ispunjavanje zadataka i rada pod pritiskom;

- Sposobnost za rad na računaru aplikacija veštine programa (Vord, Ekcel, Pover Point, Internet, Autocad ili ArchiCAD, i K-GIS).

Zakoni i propisi koji regulišu zapošljavanje na osnovu Zakona o Civilnoj Službi Republike Kosova br. 03 / L-149 i Pravilnika br. 02/2010 o Procedurama Zapošljavanja.

Rok trajanja rekrutovanja: na neodređeno vreme;

Probni rad: 12 meseci.

Potrebna dokumenta: 

--  Diploma o kvalifikacijama - diplome izdate od strane Obrazovnih institucija u inostranstvu moraju biti verifikovani (kopija); Radno iskustvo potvrda (kopija); Sertifikati koje nisu pod istragom (original); Identifikacioni dokument (kopija).

Primljena dokumenta se ne vračaju.

Rok konkursa:

Konkurs je otvoren petnaest (15) kalendarskih dana od dana objavljivanja (od 03/08/2017 do 17/08/2017).

Podnošenje prijava:

Obrasci za prijavu su dostupni na informativnom centru, u prizemlju upravne zgrade Opštine Đakovica i mogu  se preuzeti sa zvaničnog sajta Opštine Đakovica, i upotpunjen obrazac se lično dostavlja Kancelariji za prijem ili poštom na adresu: Opština Đakovica, Ul. "Majka Tereza", br. 469, 50000 Đakovica,Kancelarija Osoblja, drugi sprat.  Aplikacirati  se može i online na adresu  e-zapošljavanja www.gjakovaportal.com

“Gradjanska služba Kosova nudi jednake mogućnosti zaposlenja za sve državljane Kosova i rado prima prijave od svih lica muškog i ženskog pola iz svih zajednica na Kosovu”.

Ne-većinske zajednice i njihovi članovi imaju pravo na pravedno i proporcionalno zastupanje u organima gradjanske službe centralne i lokalne javne uprave, kao što je odredjeno u članu 11, stav 3 Zakona br. 03/L-149 o Gradjanskoj Službi Republike Kosovo.

-Zahtevi koji su poslati posle zadnjeg roka  (datuma) i nepotpuni zahtevi neće biti prihvaćeni.

-Zbog velikog broja zahteva samo kanditati koji su u užem izboru će biti kontakti

Expired

Advertising
Advertising
Facebook