Register
X









Log in
X

Company Name

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Phone Number

.

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i lartë i Sigurisë së Informacionit

Zyrtar i lartë i Sigurisë së Informacionit

Information

Publish Date

02.08.2017

End Date

14.08.2017

Categories

Bankë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Pozita: Zyrtar i lartë i Sigurisë së Informacionit
Departamenti: Teknologjia Informative
Divizioni: i Vazhdimësisë së Punës dhe Sigurisë së Informacionit
Grada: 5
Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit të Vazhdimësisë së Punës dhe Sigurisë së Informacionit
Zyrtari i lartë i sigurisë së informacionit merret me ofrimin e një ambienti të sigurt për prodhimin, ruajtjen dhe transmetimin e informatës, për çdo formë dhe në çdo fazë të saj.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:
- Monitoron dhe teston për siguri rrjetën kompjuterike;
- Aplikon teste për të vlerësuar sigurinë e informacionit dhe dobësitë e mundshme në sistemet kompjuterike (eng. Pen testing);
- Siguron se kontrollet e brendshme të sigurisë janë të përshtatshme dhe po japin rezultatet e dëshiruara;
- Koordinon në bashkëpunim me Divizionin e Teknologjisë së Informacionit (DTI), dhe propozon përgjigje adekuate ndaj incidenteve;
- Instalon, konfiguron dhe mirëmban zgjidhjen për Security Information and Event Management (SIEM);
- Raporton në baza të rregullta dhe sipas kërkesës nga SIEM;
- Bashkëpunon me të gjitha njësitë operacionale të BQK-së, për t’i menaxhuar dobësitë e sigurisë së informacionit;
- Merr pjesë në projektet e DTI-së, duke siguruar që parimet sigurisë së informacionit janë integruar nga faza fillestare e tyre;
- Ndërmerr hapa proaktive për të shmangur shkeljet e sigurisë;
- Monitoron dhe këshillon për çështjet e sigurisë së informacionit në lidhje me sistemet e informacionit në veçanti, dhe rrjedhën e punës në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.-
- Rekomandon zgjidhje ose pajisje ndihmëse për sistemet ekzistuese të sigurisë, për të përmirësuar sigurinë e përgjithshme të sistemit të teknologjisë së informacionit;
- Sigurohet që të aplikohen në praktikë të gjitha kërkesat e specifikuara nga rregullat dhe udhëzuesit e brendshëm, standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira mbi sigurinë e informacionit;
- Zhvillon teste të Planit të Vazhdimësisë së Punës, për t’u siguruar që plotëson nevojat dhe kërkesat e BQK-së;
- Kryen edhe detyra të tjera të cilat mund të caktohen kohë pas kohe nga udhëheqësi.

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:
- Shkallë universitare (baçelor) në fushën e shkencave kompjuterike, elektroteknike apo të matematikës, ose certifikime relevante në fushën e sigurisë së informacionit si: CEH, ECSA, CISSP, GSEC;
- Të paktën 3 vjet përvojë pune në administrimin dhe menaxhimin e pajisjeve dhe proceseve të sigurisë së informacionit;
- Gjuha angleze është e preferuar.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
- Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
- Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
- Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
- Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

Procedura e aplikimit:
- Afati i fundit për aplikim është 14 gusht 2017.
- Aplikimi mund të bëhet on-line (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr:8. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
- Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare: www.bqk-kos.org
- Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook