Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Asistent/e Administrativ/e

Asistent/e Administrativ/e

Information

Publish Date

09.08.2017

End Date

16.08.2017

Categories

Administratë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Bazuar në paragrafin 4 të nenit 12 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, bënë këtë:

S H P A L L J E

Departamenti: Zyra e  Sekretarit
Titulli i vendit të punës: Asistent/e Administrativ/e
Paga mujore: 450.00 euro
Numri i zyrtarëve: Një (1) pozitë
Orët e punës në javë: 40
Kohëzgjatja e punës: Gjashtë (6) muaj
Raporton: Sekretari i Përgjithshëm
Nr. referencë: MSh-017/08/17
_________________________________________________________________________
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
1. Ndihmon stafin Profesional dhe Drejtues në një numër të detyrave të rëndësishme dhe të shkathëta teknike/administrative (shpesh pa mbikëqyrje); kryen të gjitha punët në kohë dhe në mënyrë të saktë; 25%
2. Merr përgjegjësi specifike, pa mbikëqyrje, për zbatimin e një numri të procedurave dhe udhëzimeve administrative përmes vet-iniciativës kur kërkohet; përfshirë trajtimin e rregullt në mënyrë të pavarur të çështjeve të paparapara me udhëzime por të ndërlidhura me nevojat e institucionit; 20%
3. Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve, punimeve, dokumenteve zyrtare, etj., përfshirë përgatitjen e raporteve dhe analizave statistikore; 15%
4. Mund të kërkohet të mbikëqyrë stafin më të ri dhe koordinon/konsolidon dhe verifikon punën e tyre; 15%
5. Mban kontakte të rregullta me punonjësit në të gjitha nivelet e institucionit, stafin e institucioneve tjera dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave; 10%
6. Ndihmon në adresimin e pyetjeve nga menaxherët dhe stafi në lidhje me procedurat teknike ose administrative të cilat mund të jenë mjaft të komplikuara; 10%
8. Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.5%

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e kërkuar dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Shkollimi i kërkuar: Diploma e Universitare.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:  
•Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
•Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
•Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
•Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);
•Së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.

Kontributet: Të punësuarit janë të obliguar të paguajnë kontributet tatimore dhe pensionale.

Lloji i kontratës: “Marrëveshje për shërbime të veçanta”

Data e mbylljes deri me 16.08.2017

Paraqitja e kërkesave:
Formularët për aplikim mund të merren ne recepcion të MSh-së, ose tërhiqen nga ueb faqja e MSh-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit, në adresën www.msh-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, Adresa: Rr. “Zagrebit” p.n. 10000 Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08.00-16.00.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038 212-276.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen, dokumentet përcjellëse duhen të jenë në kopje dhe nuk kthehen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook